Vendi është pa Komision Qendror të Zgjedhjeve, pasi legjitimitet aktualisht ka vetëm kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila është emëruar nga Presidentja. Kështu është shprehur anëtari i subjektit politik Nisma për Kosovë, Bilall Sherifi, partia e të cilit për herë të parë është bërë pjesë e Parlamentit të Kosovës, ben te ditur KosovaPress.
Ndërkaq, ende në KQZ figurojnë emrat e anëtarëve të subjekteve politike të cilat nuk janë më pjesë e këtij legjislativi. Sherifi ka kritikuar Presidenten e vendit, e cila nuk po e zgjidh këtë çështje. Ai ka thënë se KQZ-ja është një organ, që sipas Kushtetues dhe Ligjit për zgjedhje, organizon zgjedhjet në vend dhe pas çdo katër viteve, rikonfirmohet përbërja e KQZ-së.
Qe zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së është në dorë të Presidentes, e ka thënë edhe Valdete Daka, Kryetare e Komisionit Qendror Zgjedhor, e cila është e vetmja në KQZ që ka legjitimitet.
Daka ka thënë për KosovaPress se KQZ-ja nuk ka kompetenca t'i shqyrtojë mandatet e anëtarëve të KQZ-së.
ATSH
/Shqiptarja.com