Kosovë/ Arrestimi i Mehmetajt nga serbët, rrëfimi i nënës: I thashë të mos shkonim...mesazhi i vetëm që më ka dërguar nga burgu
Nazlie Mehmetaj, nëna e Nezir Mehmetaj
KOSOVË- Nazlie Mehmetaj, nëna e Nezir Mehmetaj, i arrestuar nga serbët, ka rëfyer me detaje gjithçka ka ndodhur në doganën në Merdare, kur djali i saj u prangos. Në një intervistë për T7 në Kosovë, Nazlie Mehmetaj shprehet se ajo ishte nisur drejt Nishit të Serbisë për t'u kuruar, por nga ai udhëtim u kthye pa djalin.
"I thashë jo mor bir, mos të shkojmë atje, ai tha jo s'na ndodh gjë, ça u kemi bërë atyre. Kur kaluam aty, nuk u vonuam fare. Na panë dokumentet, u dhamë letërnjoftimet, i kishim të gjitha në rregull. Na lëshuan tri dokumente që ishin për të hyrë e për të dalë", tregon Nazlia.
Gjithçka kishte shkuar mirë, por në kthim dokumentet që ua kishin dhënë vetë serbët në doganë, u kishin hapur probleme.
"Na thonin kush ta ka lëshuar këtë letër, atë që e lëshuan vetë. U thamë që "ju na e keni lëshuar" dhe thirrën policë të tjerë, thirrën një, thirrën një. E pyetën si e ka emrin baba yt. Tretën herë që e thirrën, i tha "Nezir a po vjen me ne", ai i tha "po". Prita, prita, por kurrgjë. Thashë sado të vonohem do e pres", rrëfen Nazlie.
Duke qenë se Nezir Mehmetaj ishte larguar nga Kosova kur ishte vetëm 17-vjeç (sot 49-vjeç) për të jetuar në Zvicër dhe nuk ka qenë as gjatë luftës në Kosovë, nëna ngre dyshime se arrestimi ka ardhur për shkak të bashkëshortit të saj.
"Baba i vet ka qenë i arrestuar, ndenji në burg 2 vjet e gjysmë", tha ajo. Ajo është në pritje të një lajmi të mirë për Nezir Mehmetaj, për të cilin është ngritur shteti në këmbë, teksa ka treguar edhe mesazhin e fundit që ka marrë nga djali i saj. "Mos u mërzisni, se do më lëshojnë", ishte mesazhi i fundit i Nezir Mehmetajt me nënën e tij.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-diplomati amerikan paralajmëron: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Kosovës dhe Serbisë
26 Dhjetor, 15:27
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri
26 Dhjetor, 12:52
-
FOTO/ Mbrojtësi i Interit kalon Krishtlindjet në Gjakovë me të dashurën shqiptare
26 Dhjetor, 11:26
-
Albin Kurti 42 km rrugë? Gjatë mandatit të qeverisë u ndërtuan 1.6 kilometra për 3 vite
26 Dhjetor, 11:25
-
Pjesëtari i forcave serbe dënohet me 15 vjet burg në mungesë për krime lufte në Kosovë! Çedomir Aksiq akuzohet për vrasjen e 8 shqiptarëve në Reçak
26 Dhjetor, 11:20
-
Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën
25 Dhjetor, 21:43
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51