Kosovë, arrihet marrëveshja për
shembjen e murit në Mitrovicë

Kosovë, arrihet marrëveshja për<br />shembjen e murit në Mitrovicë
KOSOVË- Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, janë pajtuar që të zgjidhet çështja e murit në Mitrovicën Veriore.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, përmes një komunikate ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja  për murin në Mitrovicë mes përfaqësueseve të qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç.

Gjatë ditëve të fundit dhe nën lehtësimin e Zyrës së BE-së si dhe të Ambasadës së SHBA-ve, ne, palët e përbëra nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, jemi pajtuar që të zgjidhim çështjen e cila lidhet me ndërtimin e murit në Mitrovicën Veriore”, thuhet në komunikatë.
 
Ende nuk dihet nëse muri do të shembet pasi në komunikatë kjo gjë nuk është bërë e ditur, por thuhet  se “zgjidhja do të ulë tensionet në veriun e Kosovës dhe do të ndihmojë lirinë e lëvizjes”.
 
“Gjatë ditëve në vijim, ne do të njoftojmë publikun me planin e rishikuar për zonën e këmbësorëve, e cila buron nga marrëveshja në kuadër të dialogut të BE-së, që ka të bëjë me projektin e BE-së për urën”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu pas një takimi ditën e enjte, me përfaqësues serb të Mitrovicës veriore, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se muri në Mitrovicë do të shembej dhe u bëri gjithashtu thirrje serbëve të Kosovës që të ruanin qetësinë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!