Zjarrëfikësit në të gjitha komunat e Kosovës, përveç Vushtrrisë dhe Prizrenit, kanë hyrë në grevë një orëshe, për shkak të kushteve jo të mira të punës.
Sipas KosovaPress, kryetari i sindikatës së zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, tha se "kjo është vetëm një grevë paralajmëruese dhe nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, atëherë ata do të ndërmarrin hapa më radikalë".
"Jemi pa status të zgjedhur, na mungojnë pajisjet personale. Kjo gjendje na ka detyruar të reagojmë, të shprehim pakënaqësitë dhe se institucionet urgjentisht duhet të ndërmarrin diçka për të dalë nga kjo gjendje e krijuar", tha Beka.
ATSH
/Shqiptarja.com