Kosovë, delegacioni i KQZ-së në konferencën në Ankara
PRISHTINË, 22 Nëntor /ATSH/- Delegacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryetarja Valdete Daka dhe anëtarët, Betim Gjoshi e Florian Dushi, me ftesë të Këshillit Suprem të Zgjedhjeve të Turqisë, mori pjesë në konferencën “Administrimi dhe Mbikëqyrja e Zgjedhjeve në bazë të praktikave të vendit”, që u mbajt […]
/ATSH/- Delegacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryetarja Valdete Daka dhe anëtarët, Betim Gjoshi e Florian Dushi, me ftesë të Këshillit Suprem të Zgjedhjeve të Turqisë, mori pjesë në konferencën "Administrimi dhe Mbikëqyrja e Zgjedhjeve në bazë të praktikave të vendit", që u mbajt në Ankara.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin zyrtarë zgjedhorë nga trupat e administrimit të zgjedhjeve të vendeve si Shqipëria, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Sudani, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Maqedonia, bëhet e ditur në njoftimin e dërguar sot nga
KQZ i Kosovës.
Qëllimi i konferencës ishte diskutimi dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare zgjedhore.
Në konferencën dy ditore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës është prezantuar me referime mbi temat: "Metodat e zgjidhjes dhe aplikimit për kontestet zgjedhore (juridiksioni zgjedhor)"; "Mbikëqyrja e shpenzimeve të fushatës gjatë periudhës së fushatës zgjedhore"; "E drejta e votës - krijimi i Listës së Votuesve dhe konfirmimi"; dhe "Administrimi i zgjedhjeve (publikimi i rezultateve të votimit)".
Kryetarja e KQZ-së, Daka, fillimisht prezantoi një historik të shkurtër të formimit të shtetit të Kosovës dhe rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si institucion i pavarur, i përcaktuar me Kushtetutë.
Duke folur para pjesëmarrësve nga shtete të tjera, lidhur me atë se çfarë ka bërë KQZ-ja e Republikës së Kosovës për të përmbushur obligimin kushtetutes që të gjithë qytetarët me të drejtë vote të mund të shprehin vullnetin e tyre, kryetarja Daka, përmendi shembullin se si personat e verbër dhe me të pamur të dobësuar mund të votojnë në ditën e zgjedhjeve, në vendvotimin e rregullt, në mënyrë të pavarur dhe duke ruajtur fshehtësinë e plotë të votës së tyre. Kjo bëhet e mundur përmes shabllonëve në alfabetin Brail.
Nga të pranishmit, kjo konferencë u vlerësua si një mundësi e mirë për të përmirësuar praktikat zgjedhore të vendeve pjesëmarrëse, të cilat mund të shërbejnë në të ardhmen.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.2%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 8805
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32