/ATSH/.- Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbledhur 35 nënshkrime kryesisht të deputetëve të opozitës dhe nevojiten edhe 5 nënshkrime të tjera për të thirrur seancë parlamentare në mënyrë që të procedohet çështja e largimit të qytetarëve të Kosovës jashtë vendit.
"Ka edhe nënshkrime të deputetëve të koalicionit. Kjo nuk është çështje partiake është çështje e interesit të vendit," tha deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi në një intervistë për RTK-në.
"Kosovës i duhet strategji kombëtare, që do të parashikonte rekomandime për qeverinë për hapjen e vendeve të reja të punës dhe lidhet drejtpërdrejtë me mirëqenien e qytetarëve", u shpreh Kadaj-Bujupi.
Sipas saj, arsyet për largim nga Kosova janë në të shumtën e rasteve kushtet ekonomike, pasi edhe qyetarët nëse janë të kualifikuar nuk mund të gjejnë vend pune, edhe nëse kanë tokë bujqësore nuk mbështeten për t'a punuar, nëse sëmuren nuk mund të trajtohen pa para dhe fëmijëve nuk mund t'i ofrohet një arsim cilësor.
Deputetja Donika Kadaj-Bujupi, ftoi qytetarët të mos largohen duke shtuar se nuk ka perspektivë në perëndim në këtë fazë dhe se janë këta qytetarë që duhet të ndihmojnë ndryshimin në këtë vend.
Ajo ka vlerësuar se vendi po përballet me sfida dhe situata të jashtëzakonshme duke kërkuar që të kthehen në javën e parë të janarit, edhe pse pushimi deri më 19 janar thotë se është i bazuar në rregullore.
Duke folur edhe për kontratën kolektive deputetja e AAK-së, vlerësoi se duhet të zbatohet në përgjithësi, edhe për sektorin privat dhe punëtorët e tjerë.
/Shqiptarja.com