Kosovë/ Ish këshilltari i Pacollit arrestohet për vrasjen e gruas, pranon se porositi krimin! Në pranga dhe nipi i tij e ekzekutori: Më premtoi 30 mijë euro

Prishtine- Naim Murseli, ish këshilltari i Behgjet Pacollit u arrestua pasditen e sotme pasi akuzohet se ka lidhje me vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli të ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë të Kosovës.

Atë natë Murseli kishte rrëfyer në polici se kishin rënë pre e një grabitjeje teksa kishte qenë në makinë me Liridonën dhe fëmijët, por hetimet dhe provat çuan në një pistë tjetër.

E kështu, sot pasdite, pak pasi familja përcolli për në banesën e fundit vajzën e tyre 30 vjeçare, policia njoftoi se kishte arrestuar dy persona si autorë të dyshuar. Mes të arrestuarve ishte dhe Naimi, i cili priti dhe përcolli jnjerëzit që kishin shkuar për ngushëllim. Pas arrestimit të Naimit, babai i tij, Shaban Murseli njoftoi se për shkaqe familjare ishin anuluar të pamet për Liridonën.

Ndërkohë policia njoftoi se kishte kryer bastisjen në dy lokacione në Gjakovë nga ishte dhe Musliu dhe se kishte sekuestruar dhe armën e krimit.

"Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast" informoi sot (1 dhjetor) policia e Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në facebook sqaronte se arrestimi i burrit të viktimës ishte kryer nën dyshimin se është i përfshirë në vrasjen e bashkëshortes dhe fshehjen e krimit.

“Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili sipas dyshimeve ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje”, tha Haxhiu.

Sipas mediave të Kosovës, personi tjetër i arrestuar është Granit Plava i cili ka pranuar në polici se ka qenë Naim Murseli ai i cili ka porositur vrasjen e bashkëshortes së tij dhe për këtë krim i ka premtuar 30 mijë euro, një pjesë të të cilave ia kishte dhënë paraprakisht. 

Në mbrëmje vonë u njoftua se një person i tretë u arrestua lidhur me krimin. Ai është Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së dhe nipi i Naim Murselit.

Mediat kosovare informojnë se Murseli ka pranuar krimin në polici. Pas zbardhjes së detajeve rreth ngjarjes ka reaguar edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili shprehet i tronditur nga krimi makabër dhe ka bërë thirrje që kushdo që fshihet pas vrasjes të marrë dënimin maksimal.

Si ndodhi vrasja në 29 nëntor

Në mbrëmje rreth orës 20:20 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në lagjen Dalip Alshiqi në Prishtinë. Pasi policia mbërriti në vendngjarje, është gjetur e pajetë Liridona Murseli e cila ishte ekzekutuar me armë zjarri në makinën ku ishte edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli së bashku me 2 fëmijët e tyre.

Dyshimet e para kanë qenë për një grabitje, pasi edhe Naim Murseli në dëshminë e dhënë deklaroi se 2 persona të maskuar u kishin kërkuar paratë dhe në largim e sipër kishin qëlluar me armë zjarri gruan e tij, Liridona Murselin e cila mbeti e vdekur në vend.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:43
Kjo është arma me të cilën dyshohet të jetë vrarë Liridona Murseli

1701474556_3680882959002670480339044887469420901637467n2.jpg

Foto: Pistoleta e sekuestruar me të cilën mendohet se është kryer vrasja

Tre persona janë arrestuar deri tani lidhur me vrasjen e Liridona Murselit. Nga hetimet paraprake dyshohet se Naim Murseli, bashkëshorti i 30 vjeçares ka porositur vrasjen tek dorasi Granit Plava kundrejt 30 mijë eurove. Edhe një pjesëtar i FSK-së, Kanon Kokalla, nipi i Murselit është arrestuar si bashkëpunëtor.

Policia thotë se ka sekuestruar dhe armën e krimit ndërsa janë bastisur dhe dy ambiente në Gjakovë në zonën nga vinte Murseli.

Index publikoi dhe një foto të armës tip pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja mbrëmjen e 29 nëntorit 2023.

Ora 00:24
Flet vëllai i pjesëtarit të FSK-së, i arrestuar për vrasjen e Liridonës: Tri familje jemi ekstrem keq! Të shokuar

1701465349_40738701921521536884591075339410973203668017n.jpg

Foto: Kushtrim Kokalla

Kushtrim Kokalla u arrestua sot nga Policia e Kosovës, si i dyshuari i tretë për vrasjen e Liridona Murselit.

Kokalla, pjesëtar i FSK-së, dyshohet se ka bashkëpunuar me Naim Murselin, bashkëshortin e Liridonës, dhe Granit Plavën, dorasin, në vrasjen e 30 vjeçares

Në një prononcim për Indeksonline, i vëllai i Kushtrimit, Kanon Kokalla ka thënë se ndjehet i shokuar nga zhvillimet e fundit, duke thënë se vëllai i tij është i pafajshëm.

“Jemi të shokuar! Por një gjë ta garantoj, se vëllai im në natën kritike ka qenë në shtëpi. Tjetër gjë nuk di. Vallahi nuk besoj! Ai ka qenë shumë i lidhur me të (Liridonën). Se ne jemi shumë të lidhur familjarisht. Ne jemi rritë bashkë me Liridonën!” ka thënë ai.

Duke përshkruar gjendjen e familjeve, ai thotë se të gjithë janë të shokuar.

“Nuk kam informata tani [flet për familjen e Liridonës]. Tri familje jemi ekstrem keq. Të shokuar. Si familjarët e Liridonës, si prindërit e Naimit, si ne, komplet jemi të shokuar. Po n’a duket si ëndërr e s’po mundemi me besu. Përpos nëse çmendesh, se nuk ka kurrfarë arsye një njëri me e bë atë send” ka thënë Kanon Kokalla për Indeksonline.

Liridona Murseli u vra të mërkurën mbrëma, teksa po udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijët e saj drejt shtëpisë në Prishtinë.

Ora 22:51
Oficeri i Forcave të Sigurisë u arrestua si i përfshirë në vrasjen e Liridona Mursellit, reagon ministria e Mbrojtjes së Kosovës

1701465349_40738701921521536884591075339410973203668017n.jpg

Foto: Kushtrim Kokalla

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka reaguar pas arrestimit të Kushtrim Kokollës, anëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Liridona Murselit.

Sipas Ministrisë, organet janë duke e hetuar rastin, por që rasti do të trajtohet edhe brenda organeve të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K.

Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës.

Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të na ndodhin. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ora 22:47
VIDEO+FOTO/ Skenar filmi! 30 mijë euro për ta vrarë, Naim Murseli organizoi varrimin e gruas

I ngjan një skenari filmi vrasja e Liridona Murselit dy ditë më parë në Prishtinë. Naim Murseli pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas, Liridonën duke inskenuar një grabitje. 30-vjeçarja mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës, 29 nentor, teksa udhëtonte me makinë me bashkëshortin e saj Naim Murseli dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. Një person u doli para dhe u kërkoi që t’i jepnin sendet me vlerë.

Por në rrethana të paqarta, teksa Naimi mori dy fëmijët, bashkëshortja e tij 30-vjeçare u qëllua për vdekje. Megjithatë, gjatë kësaj kohe Naim Murselit iu desh që ta luante rolin dhe këtë të premte të shfaqej para kamerave, teksa përcillte për në banesën e fundit nënën e dy fëmijëve të tij.

1701467591_6400naimmurseligjateceremonisemortoretebashkeshortes1701456958.jpg

1701467556_7be85010acc24a29987a72080988f902.jpg
Foto: Ceremonia e varrimit të Liridona Murselit, dhe Naim Murseli në pritjen së njerërzve për ngushëllim
Ora 22:27
Personi i tretë i arrestuar për vrasjen e Liridonës, nip i Naim Murselit, bashkëshortit të viktimës (Foto)

1701466343_hhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh.JPG

Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së i arresturi i tretë për vrasjen e Liridona Murselit, të mërkurën mbrëma në Prishtinë është nipi i Naim Murselit, bashkëshortit të Liridonës.

1701466473_caf5bab789264a769fcb56f0adba72bd.jpg

 

Ora 22:26
Zbardhja e vrasjes së Liridona Murselit në Kosovë, familja e 30 vjeçares kërkon zhvarrosjen e saj

Foto: Varrri i Liridona Murselit

Sot iu dha lamtumira Liridona Murselit në fshatin Cërmanjë të Gjakovës, fshatit ku banon familja e bashkëshortit të saj Naim Murselit.

Mediat e Kosovës shkruajnë se familja Ademaj, e Liridonës kërkon zhvarrosjen e trupit të vajzës së tyre.

Gjatë mbrëmjes së sotme u zbuluan detajet tronditëse që sollën arrestimin e Naim Murselit i cili dyshohet se i kishte premtuar ekzekutorit 30 mijë euro për vrasjen e të ndjerës.

Ora 22:14
FOTO/ I arrestuar për vrasjen e gruas, Naim Murseli 'i fiksuar' me VIP-at

 

Naim Murseli i arrestuar sot nga Policia e Kosovës, i dyshuar si porositës i vrasjes së gruas së tij Liridona Murseli shfaqej në rrjete sociale ekspozonte dhe jetën e luksit që bënte ndërsa shpesh postonte foto nën shoqërinë e VIP-ave. Në foton e tij të fundit në facebook ai shfaqet me këngëtaren Rita Ora. 

Ora 21:53
Vrasja e Liridona Murselit, arrestohet personi i tretë, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vëllai i një polici

1701465349_40738701921521536884591075339410973203668017n.jpg

Foto: Kushtrim Kokalla

Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar për vrasjen e Liridona Murselit që ndodhi të mërkurën në Prishtinë. Sipas medieve në Kosovë personi i tretë i arrestuar është Kushtrim Kokalla pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai është dhe vëllai i një polici në Kosovë.

Ora 21:28
Naim Murseli pranon në polici se porositi vrasjen e gruas së tij: 15 mijë euro para vrasjes, 15 mijë pas

1701451567_liridonamurseli.png

Foto: Naim dhe Liridona Murseli

Mediat kosovare kanë dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, mbrëmjen e 29 nëntorit 2023.

Sipas tyre, Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, i cili ishte bashkëshorti i viktimës, ka pranuar para hetuesve se e ka porositur vrasjen e gruas te i dyshuari Granit Plava.

Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se i dyshuari Murseli ia kishte dhënë të dyshuarit Plava, 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës.

Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Lajmin e ka konfirmuar prokurorja Besa Limani, e cila tha se pas intervistimit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Edhe  Granit Plava e ka pranuar para prokurores se është Murseli ai që e ka paguar ta kryejë vrasjen. 

Ora 19:12
Prokuroria e Prishtinës konfirmon arrestimin e bashkëshortit të Liridona Murselit për porositjen e vrasjes së saj! Sekuestrohet dhe arma e krimit

Foto: Liridona dhe Naim Murseli

Prokuroria e Prishtinës ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit, bashkëshortes së Liridona Murselit nën akuzën se ka porositur vrasjen e kësaj të fundit. Konfirmohet edhe arrestimi i Granit Plavës, autorit të ngjarjes së rëndë i cili në dëshminë e tij ka zbuluar se Naim Murseli i ka premtuar 30 mijë euro në këmbim të vrasjes së gruas së tij.

Në njoftimin e prokurorisë, theksohet edhe sekuestrimi i armës së krimit, lloji “pistoletë”.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, në vazhdën e veprimeve hetimore të ndërmarra në mënyrë intensive, lidhur me rastin e dt. 29.11.2023, i cili është vlerësuar fillimisht si “grabitje me pasoja të vrasjes”, ku ka mbetur e vdekur një grua, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve të përfshirë në këtë rast.

Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Aktualisht, të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa ndaj të njëjtëve prokuroria do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore. Prokuroria në koordinim me policinë po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë rast.

Ora 18:55
Dyshohet se pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij, kush është Naim Murseli? Jeta luksoze në Suedi dhe angazhimi si pjesë e stafit të Pacollit

Foto: Naim Murseli

Një prej personave të arrestuar si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Murselit është Naim Murseli. Përveç Murselit, është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar, nga Gjakova, i cili në deklaratën e tij para policisë ka pranuar se ka kryer veprën dhe ka deklaruar se Naim Murseli e ka paguar 30 mijë euro për një gjë të tillë.

Por kush është Naim Murseli?

Murseli në Kosovë njihet për angazhimin e tij si pjesë e stafit të ngushtë të kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Me një shikim të shkurtër në profilin e tij në “facebook”, shihen fotografitë e shumta që Murseli ka publikuar nga jetesa luksoze që ka bërë, në Suedi, por edhe në udhëtime të ndryshme bashkë me Pacollin.

Të shumta janë edhe fotografitë e tij me gruan, Liridonën, e cila është varrosur sot në fshatin e saj të lindjes në Gjakovë.

Sipas të dhënave që janë të disponueshme në internet, Murseli e ka kryer edhe shkollën e mesme në Gjimnazin “Agnebergs” në qytetin Uddevalla nga viti 2006 deri në vitin 2009 në Suedi, megjithatë nuk dihet se në çfarë drejtimi.

Pas kësaj, Murseli ka regjistruar Shkollën për Biznes në vitin 2010 për të diplomuar më pas. Nga viti 2011, ai ka punuar në Suedi si shitës dhe agjent i shitjes në kompani të ndyrshme suedeze.

Ai gjithashtu figuron si themelues i një kompani mediale dhe se është marrë edhe me marketing në Suedi.

Naim Murseli [1990] ka qenë i martuar me Liridona Murselin dhe me të ka dy fëmijë.

Për Murselin sot ka folur edhe këshilltari kryesor i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj. Ai për Express ka thënë se Murseli ishte bërë pjesë e stafit të Pacollit por që zyrtarisht s’ka qenë këshilltar.

Sipas Zyberajt, Murseli ka qenë asistent për rrjete sociale për shkak të njojurive që ka pasur në IT

 “Jemi te shokuar nga lajmi per vrasjen e rende te nje nene te re. Na Inkurajon fakti qe reagimi profesional dhe efikas i policise ka qene i menjehershem.Murseli ka qene nje djal i ri eshte bere pjese e stafit te gjere te z.Pacolli, por qe zyrtarisht nuk ka qene keshilltar i tij. E verteta eshte se ka qene asistent per rrjetet sociale per shkak te njohurive te IT qe ka pasur dhe i eshte dhene mundesia nga ish presidenti Pacolli. Megjithate rasti i rende qe ka ndodhur duhet te zbardhet dhe pergjegjesit duhet ta marrin denimin kapital”, ka thënë ai. Express

Ora 18:22
Detaje tronditëse nga vrasja e Liridona Murselit, rrëfehet autori: Burri i saj më premtoi 30 mijë euro

Foto: Granit Plava

Granit Plava, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit në Kosovë, ka dhënë dëshmi tronditëse rreth ngjarjes, duke deklaruar se ka qenë burri i viktimës, Naim Murseli ai i cili e ka porositur vrasjen duke i premtuar shumën prej 30 mijë eurosh. 

Sipas 'Indeksi online', një pjesë të shumës ai ia kishte dhënë ndërsa pjesën tjetër do ia jepte më vonë. Naim Murseli dhe Granit Plava janë arrestuar në fshatin Rakovinë të Gjakovës.

Granit Plava dyshohet të jetë nga fshati Cerrmjan, nga ku vinte edhe viktima, Liridona Murseli.

Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se hetime intensive janë duke u zhvilluar në Gjakovë.

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.

Ora 18:21
Pacolli për vrasjen e Liridona Murselit: Jam i tmerruar dhe i tronditur! Kushdo qoftë pas aktit makabër të marrë dënim maksimal

1701451585_Bpacolli.jpg

Foto: Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një reagim për vrasjen e Liridona Muselit shprehet se është tronditur nga ky krim makabër. Ai nënvizon se kushdo që fshihet pas vrasjes duhet të dalë para drejtësisë dhe të marrë dënim maksimal.

"Sot, fëmijët dhe familja kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës. I përgezoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër (akt i paparë në traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë.  Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj. Pacolli tha se kjo është “e pabesueshme dhe e trishtueshme. Jam ende i shokuar!”.

Ora 17:47
U arrestua së bashku me burrin e saj, zbardhet emri i autorit të dyshuar të vrasjes së Liridona Murselit

1701303942_liridonamurseli.png

Foto: Naim Murseli dhe bashkëshortja, Liridona

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kosovë mbrëmjen e 29 nëntorit ku u ekzekutua Liridona Murseli në prani të bashkëshortit dhe 2 fëmijëve të saj.

Sipas mediave të Kosovës, vrasësi dyshohet të jetë Granit Plava. Ky i fundit është arrestuar së bashku me Naim Murselin, bashkëshortin e viktimës, i cili po ashtu dyshohet të jetë bashkëpunëtor në krim.

Naim Murseli dhe Granit Plava janë bashkëfshatarë me njëri-tjetrin.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alba: 02/12/2023 03:23

    Kosovaret jan musliman fanatik mund te jete dhe ndonje arsye fetare se ajo vajza e shijonte jeten ndersa keta mjekrroshat duan qe te jetosh si qen i zgjebosur sa ashtu i thote feja

    Përgjigju
    • ????????‍♂️: 03/12/2023 04:57

      O ska faj feja islame, keni faj ju qe jeni gjak Serbi shumica n’kosov

    • Erik: 02/12/2023 09:23

      Ç’ja ke fut kot, thjesht për të nxitur urrejtje. Ai duket që e ka shijuar jetën po njëjtë, nuk është tek ajo pjesë. Janë të njëjtat arsye për të cilat ndodhin vrasje në Itali, Greqi, SHBA, Angli e kudo tjetër në botë. Ego mashkullore që s’pranon të divorcohet, por gjen zgjidhjen ekstreme.

  • Rrapi: 02/12/2023 00:01

    Lexova nje lajm ne tv se vjerri i nuses ka thene se nusja ka mar çanten me lek dhe ka dash me ik dhe prandaj e vrane po si ka mundesi qe nje néné paska lene femijet e vet dhe paska ik me shpetu çanten me lek kjo ngjarje duket qe nuk mban ère te mire nuk jam prokuror por nji çik llogjik e kam nuk eshte ashtu siç duket kjo histori gjynah ato femije do rriten pa nenen,te prehesh ne paqe dhe shpirti ne parajse moj nena e ktyre femijve

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 01/12/2023 22:23

    Behgjetipaqollit,dhendri rusise kete murselin e ka patur keshilltar per punet e pista anti shqiptare qe ky i korruptuar dhe sherbetor i Moskes ben ne sherbim te Beogradit.

    Përgjigju
  • Gripi: 01/12/2023 22:22

    Cili eshte motivi?

    Përgjigju
    • @Kauri: 02/12/2023 00:07

      Po cfare lidhje ka xhihadi me vrasjen e bashkeshortes? Apo lexon budafalleqet e komentuesve.

    • Kaurri: 01/12/2023 23:44

      Influence xhihadiste po thone

  • Emigrant: 01/12/2023 20:22

    Kosova duhet te jap alarmin per vrasjet dhe grabitjet me stamp xhihadiste Sidhe te arrestoj te gjith hoxhallaret me pikpamje te theksuara terroriste

    Përgjigju
    • Kosovar jo arber: 01/12/2023 21:23

      Dhe ketu fajin Hoxhallaret e Kane mo kuarro sllav shqipfoles.

  • Arbëri: 01/12/2023 19:51

    Ti dhe e mbrojte, sot u bëre human për fëmijt e tij tani u tmerrove, ti je financues i mjekrroshave terrorist…!

    Përgjigju
    • Tao: 01/12/2023 23:48

      Nëse e ke fjalën për Pacollin, je komplet subjektiv. Në postimin e parë dje Pacolli ka shkruar e ndaj dhimbjen me familjen e të ndjerës, duke patur dyshime të forta në vërtetësinë e deklaratave të ish bashkëpuntorit të tij. Më vonë e kishte edituar postimin, ku thoshte “e ndaj dhimbjen me dy familjet e të ndjerës”, pa mbajtur anë hiç në këtë ngjarje, pasi dyshonte si pjesa më e madhe e komentuesve në rrjetet sociale. Sa për skenar filmash duhet thënë që kjo vrasje është si skenari i atyre filmave me buxhet 30,000 Euro dhe me vlerësimin 3 në IMDB, fiks si filmat e fundit të Bruce Willis para se të linte aktrimin. Dhe një 10 vjeçar do e bënte më mirë një skenar filmi se sa Naimi.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Superliga/ Kukësi 'merr me vete' Erzenin në Kategorinë e Parë, fitojnë Partizani e Vllaznia! Tirana bie edhe në Laç, final-four një mirazh

Superliga/ Kukësi 'merr me vete' Erzenin në Kategorinë e Parë, fitojnë Partizani e Vllaznia! Tirana bie edhe në Laç, final-four një mirazh