Kosovë/ Dyshimet për vrasjen e Liridona Murselit, flet vjehrri: Naimi i tha ik, dil! Avokati i njohur: Ngjan si vrasje e planifikuar

Në një kohë që familja dhe miqtë po bëjnë homazhet e fundit të lamtumirës, për Liridona Murselit, 33 vjecares që u vra në Prishtinë, ndërsa ndodhej në makinë me dy fëmijët dhe bashkëshortin Naim Murseli, ish këshilltarë i Behxhet Pacolliut, të cilët shpëtuan, opinioni po nxit presion mbi këtë ngjarje.

Janë të shumtë juristë, ushtarakë, gazetarë, të cilët kërkojnë përfshirjen e të gjitha detajve, duke mos përjashtuar asnjë skenar, duke theksuar hetimin e raportin familjar. 

Ish-koloneli i Policisë, Rrahman Sylejmani, dyshon se si ka mundësi që kryefamiljari të jetë larguar nga skena e krimit me fëmijët në vend të nënës. Duhet shqyrtuar secili version, filluar nga raporti familjar. Kjo duket e pa mundur të ndodhë në atë mënyrë”, deklaroi Sylejmani në një intervistë për “Frontal” në T7. 

“Në rastin e vrasjes së gruas kur bashkëshorti nxjerr fëmijët nga vetura, është e dyshimtë për opinionin. Si ka mundur të nxjerr fëmijët nga vetura e t’i vritet gruaja? Kjo duhet të hetohet”, ka deklaruar eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava në RTV Dukagjini. Vrasja e Liridona Murselit ngjan si një ngjarje e planifikuar mirë, thotë avokati i njohur në Kosovë Arbër Jashari përmes një postimi në Facebook, duke ngritur dyshime për vrasjen që tronditi Kosovën.


Ai thotë se grabitësit gjithashtu nuk qëllojnë, vetëm në raste kur ndihen të rrezikuar, por sipas tij është pak e besueshme që grabitësi të jetë ndjerë i rrezikuar nga një grua. Vjehrri i Liridona Murselit, Shaban Murseli ka treguar për mediat vendase por edhe të Tiranës, se familja e djalit të tij ka pasur 3 mijë euro me vete në çantë, pasi po bënin shtëpi të re.

“Jemi shumë keq. Dy fëmijët ishin në prokurori.. Liridona kishte pasur një shumë të konsiderueshme në çantë dhe ka bërë rezistencë. Kanë pasur diku te 3 mijë euro. Naimi ishte duke ngarë makinën. Ata i kanë dalë me armë para makinës. Naimi e ka kuptuar se do të vriten të gjithë dhe ka ikur nga makina. Flitet dhe një variant tjetër ku ka hapur derën e fëmijëve dhe i ka thënë bashkëshortes; ik, por ajo ka bërë rezistencë. Por mund të jetë ngatërruar me rripin e sigurimit pasi ishte stresi”, ka thënë Shaban Murseli.

Sipas asaj që dihet deri tani, Liridona Murseli u ndalua nga një grabitës teksa ishte duke udhëtuar me makinë me bashkëshortin dhe fëmijët. Ai u rrëmbeu portofolat dhe telefonat, dhe më pas qëlloi me armë zjarri drejt makinës, ku plumbi kapi Liridona Murselin duke i shkaktuar vdekjen në vend.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb