/ATSH/.- Festivali Ndërkombëtar i Studentëve për Film dhe Teatër SKENA UP, në ditën e pestë të tij organizon sot ligjëratën e skenaristit dhe dramaturgut amerikan Harold Apter me temë "Gjuha universale e tregimit të filmit dhe teatrit".
Ndërsa në një konferencë për media do të flasin pjesëmarrës të konkurrencës ndërkombëtare të filmit në këtë Festival.
Edicioni i XII-të i Festivalit Ndërkombëtar të Studentëve për Film dhe Teatër SKENA UP, këtë vit ka përzgjedhur 43 filma, nga 400 sa kishin aplikuar, të cilët do të shfaqen për një javë rresht në Teatrin Oda në Prishtinë.
Gjatë këtij viti në nderim të figurës së kritikut të teatrit Vehap Shita është themeluar edhe çmimi që mban emrin e tij dhe që i dedikohet gjeneratës së re të kritikëve të teatrit.
/Shqiptarja.com