/ATSH/- Qendrës Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë festoi dje Ditën Evropiane të Turizmit të Verës në Rahovec, ku pjesëmarrës ishin prodhuesit më të mëdhenj dhe dhjetëra mysafirë vendorë e ndërkombëtare.
Në një komunikatë për media të Qendrës Informative dhe Kulturore të BE-së , të pranishmit patën rastin të shijojnë verëra të shkëlqyeshme të rajonit jugor të Kosovës.
Nënkryetari i Shoqatës së Verëtarëve, Vahdet Spahiu theksoi përkushtimin e prodhuesve të verës për plotësimin e standardeve evropiane, në mënyrë që të jenë të barabartë ne tregun evroppian me prodhuesit e verërave franceze, italiane, gjermane etj, si në cilësi ashtu edhe në çmim.
Ndërsa menaxheri i projektit "Rrugët e Verës dhe zhvillimi i kulturës së verës në Kosovën Jugore", Korab Rexhepi foli për mbështetjen që Bashkimi Evropian ka dhënë për ndërtimin e Shtëpinë e Verës në Rahovec, dhe se sipas tij ky projekt do të shërbejë si pikë reference për promovimin e verës vendore.
Shënimi i Ditës Evropianë të Turizmit të Verës është bërë një aktivitet tradicional i Qendrës Informative dhe Kulturore të BE-së dhe shoqatës së verëtarëve "Enologjia" në kuadër të përpjekjeve për të promovuar kulturën e verës në Kosovë si dhe rëndësinë e saj për turizmin dhe zhvillimin ekonomik të vendit, bën të ditur KosovaPress.
Dita Evropiane e Turizmit të Verës për herë të parë u festua në nëntor të vitit 2009 në qytetet evropiane të njohura për prodhimin e verës me nismën e Rrjetit Evropian të Qyteteve Vreshtare.
/Shqiptarja.com