Kosovë, gjykata dënon 7 persona,
luftuan për ISIS në Siri

Kosovë, gjykata dënon 7 persona,<br />luftuan për ISIS në Siri
Shtatë persona janë dënuar nga gjykata në Kosovë, pasi kanë marrë pjesë në luftën në Siri si përkrahës së të ashtuquajturit Shtetit Islamik.

Të shtatë shtetasit kosovar janë dënuar me nga 2.5 vite deri në 4.5 vite burg.

Ndërkohë disa prej tyre kanë pranuar se kanë luftuar ndaj forcave antiqeveritare në Siri ndërsa disa prej tyre janë shprehur se kanë shkuar për të ndihmuar emigrantët sirianë në Turqi.

Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se rreth 300 shtetas Kosovarë i janë bashkuar ISIS-it, prej të cilëve janë vrarë më shumë se 50-të, gjatë luftimeve.

Gjithashtu autoritetet kosovare kanë deklaruar se 200 shtetas janë arrestuar ose janë nën hetim për kryerje të rekrutimeve për ISIS ose për marrje pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, në mbështetje të ISIS.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)