PRISHTINË - Presidentja e Republikës së Kosovës , Atifete Jahjaga, ka pritur sot në një takim miqësor, shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare me bashkëshorten e tij Helena.
Burimet zyrtare nga Presidenca e Kosovës bënë të ditur se “Presidentja Jahjaga dhe Kadare biseduan për çështje të ndryshme politike, shoqërore e kulturore dhe për proceset demokratike nëpër të cilat po kalon Kosova sot.
Duke e përgëzuar për marrjen e çmimit ndërkombëtar “Ali Podrimja”, Presidentja Jahjaga theksoi se është një nder i madh për gjithë Kosovën vizita e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, vepra e të cilit vazhdon të jetë frymëzim për të gjitha gjeneratat.”
Sipas saj, “Kontributi i Kadaresë për Kosovën, në shtypin dhe diplomacinë botërore, është i jashtëzakonshëm dhe me ndikim të madh.”
Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova sot është një shtet i pavarur e demokratik, që synon anëtarësimin në BE, NATO dhe në OKB.
Nga ana e tij, shkrimtari Ismail Kadare vlerësoi kontributin e Presidentes së Kosovës për ngritjen e imazhit të Kosovës në botë duke folur ndërkohë për perspektivën evropiane të Kosovës, të Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit, si zgjidhje e natyrshme për secilin vend të rajonit.

(Takimi i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga sot me shkrimtarin Ismail Kadare)
Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com