/ATSH/.-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, qëndron sot për vizitë në Krushë të Madhe dhe në Rahovec, në vazhdimësi të vizitave nëpër lokalitete të vendit, ku drejtoi mesazhe kundër migrimit, duke u shprehur se rruga e ikjes nga atdheu nuk është e mira jonë.
Gjatë vizitave ajo është shprehur se rruga e ikjes nuk po përçon një mesazh të mirë për qytetarët, veçanërisht për rininë, që është pasuria më e madhe për shtetin tonë dhe se këtë rrugë e bëjnë edhe më të pasigurt deklarimet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian se të gjithë qytetarët do të kthehen në Kosovë.
"Rruga e ikjes nuk është e mirë, nuk është e sigurt. Qytetarët duhet të rrinë këtu. E ardhmja e tyre është këtu dhe së bashku me institucionet lokale dhe qendrore të vazhdojmë procesin e mëtejshëm të shtetndërtimit. Vetëm së bashku ne mund ta arrijmë synimin tonë, që është integrimi në institucionet euroatlantike", ka theksuar Presidentja Jahjaga gjatë vizitave nëpër komuna.
Presidentja ka bashkëbiseduar me qytetarë të shumtë dhe ka dëgjuar rrëfimet për gjendjen e tyre, problemet dhe hallet që kanë, për arsyet e largimit nga vendi
/Shqiptarja.com