PRISHTINË- Në ambientet e Presidencës së Kosovës, krerët e subjekteve politike nga koalicionet e para e pas zgjedhjeve parlamentarë të parakohshme të 8 qershorit, kanë nisur sot takimet e veçanta me Presidenten e Republikës, Atifete Jahjaga, për të vazhduar diskutimet për procesin e krijimit të institucioneve të Kosovës.
Sot, takimi i parë i Presidentes ishte me LDK-në, ku i ishte kryetari Isa Mustafa me deputeten Vjosa Osmanin. Më pas, në takim me Presidenten kanë hyrë udhëheqësit e AAK-së.
Kryetari i AAK-së, pas takimit ka deklaruar për median se nuk kanë ndryshuar qëndrimin dhe se vazhdimi i seancës konstituive duhet të mbahet javën e ardhshme. "Do të bëjmë kërkesë me nënshkrime për vazhdimin e seancës konstitutive që ka pasur për të vazhduar sot. Do të bëjmë kërkesë që seanca të bëhet në javën e ardhshme", citohet ai.
Njoftohet se në takim me Presidenten Jahjaga kanë shkuar tash edhe udhëheqësit e PDK-së, kryetari Hashim Thaçi dhe nënkryetarët Kadri Veseli e Hajredin Kuçi./ATSH/
/Shqiptarja.com