Kosovë – Katër kandidatët për kryetar të komunës së Graçanicës


 
PRISHTINË, 29 Dhjetor /ATSH/ -Katër pretendentë, tre serbë e një shqiptar kandidojnë për kryetar të Graçanicës, komunë e re me shumicë serbe e Paketës Ahtisaari, e krijuar në procesin e decentralizimit në Kosovë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës mbajti sot mbledhjen e 53-të në vitin 2014, të kryesuar sipas radhës nga anëtari, Betim Gjoshi.
Në hapje të mbledhjes, ai njoftoi se përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçanicës, që do të mbahen më 18 janar 2015, janë duke shkuar sipas planifikimeve të bëra nga KQZ.
Në këtë mbledhje, me të vetmen pikë të rendit të ditës, KQZ certifikoi subjektet politike dhe kandidatët e tyre për pjesëmarrje në këto zgjedhje.
Kandidatët e subjekteve politike serbe për kryetar të komunës së Graçanicës janë Vladeta Kosit?, Dragi?a Miri? e Nenad Ra?i?, ndërsa nga subjekti shqiptar LDK, Shaip Berisha.
Në mbledhjen e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës shqyrtoi dhe miratoi Planin Operacional për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçanicës. Periudha e fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike do të zgjasë pesë ditë, nga 12 deri në 16 janar.
Zgjedhjet pasojnë dorëheqjen e Branimir Stojanoviç nga posti i kryetarit të Komunës së Graçanicës pas emërimit të tij zv/kryeministër në qeverinë e re të Kosovës të pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014./b.j/k.s/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS