PRISHTINË, 17 Dhjetor/ATSH/.-Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti sot drejtuesit e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, të kryesuar nga presidenti Besim Hasani, të cilët i informoi se është duke ndërtuar një ekip me të cilin do të punojë gjatë këtyre katër viteve.
Ministri Shala i premtoi Presidentit Hasani se ai me ekipin e tij do të kenë një bashkëpunim të frytshëm në raport me KOK-un, ndërsa i vlerësoi për punën e deritanishme dhe për arritjet, që kanë rezultuar me pranimin e KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Ai tha se përkrahja për sportin dhe veçanërisht për Komitetin Olimpik të Kosovës do të vazhdojë edhe më tej.
Ministri Shala kërkoi nga drejtuesit e KOK-ut që ata të ofrojnë ide dhe projekte konkrete për sportin, në mënyrë që të arrihet avancim sa më i madh në këtë fushë.
Nga ana tjetër, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, uroi ministrin Shala për marrjen e detyrës së re. Ai e informoi ministrin për mënyrën se si funksionon KOK-u, për punët dhe angazhimin e madh që e presin këtë institucion vitin e ardhshëm dhe se pret prej ministrit përkrahje dhe bashkëpunim./b.j/k.s/
/Shqiptarja.com