/ATSH/.- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e dytë në vitin 2015 të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, gjatë të cilës u çertifikua lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Graçanicës.
Në një komunikatë për media të KQZ-së bëhet e ditur se lista përmban 20 mijë e 229 emra të votuesve, me një rritje prej 606 votues apo 3.09% në krahasim me zgjedhjet e fundit për të njëjtën komunë.
Sipas komunikatës numri i qendrave të votimit është 10, ndërsa numri i vendvotimeve është 27. Po ashtu, KQZ miratoi planin operacional për ditën e zgjedhjeve të datës 18 janar në komunën e Graçanicës.
Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ miratoi rekomandimin për akreditimin e Grupit të dytë të vëzhguesve për këto zgjedhje, me gjithsej: 198 vëzhgues./KosovaPress/
/Shqiptarja.com