KOSOVE – KQZ gati për zgjedhjet e nesërme në Graçanicë
PRISHTINE, 17 Janar/ATSH/- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të gjitha përgatitjet që procesi i nesërm i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Graçanicë të shkojnë sipas planeve të parapara dhe pa ndonjë pengesë. Ndërsa, edhe Prokuroria e Shtetit ka angazhuar tre prokuror kujdestarë të cilët do të merren me parregullsitë eventuale gjatë procesit të votimit. Po […]
PRISHTINE, 17 Janar/ATSH/- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të gjitha përgatitjet që procesi i nesërm i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Graçanicë të shkojnë sipas planeve të parapara dhe pa ndonjë pengesë. Ndërsa, edhe Prokuroria e Shtetit ka angazhuar tre prokuror kujdestarë të cilët do të merren me parregullsitë eventuale gjatë procesit të votimit. Po ashtu, edhe shoqëria civile do të jetë e gatshme për monitorimin e këtij procesi gjatë tërë kohës.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha për KosovaPress, se ata tashmë kanë miratuar planin operacional dhe se kanë bërë të gjitha përgatitjet që procesi i nesërm zgjedhor për kryetar të Graçanicës të shkoj sipas planit të paraparë.
"Tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet lidhur me organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçanicës që do të mbahen të dielën. Ditën e nesërme, në orët e hershme të mëngjesit, do të bëhet shpërndarja e fletëvotimeve nëpër të gjitha vendvotimet, të cilat do të hapen në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19. Këto zgjedhje janë vetëm për kryetar të komunës, që do të thotë se votuesi, pasi të përfundojë procedurat e legjitimimit në vendvotim, duhet të zgjedhë njërin nga 4 kandidatët të cilët janë në garë për kryetar të Komunës", tha Elezi.
Ai theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar rreth 400 vëzhgues të cilët do të përcjellin procesin e votimit gjatë ditës së nesërme. Vëzhguesit janë prej subjekteve politike, organizatave jo qeveritare, mediave dhe ambasadave.
Ndërsa, Prokurori i Shtetit për zgjedhjet në Graqanicë, ka ndërmarrë veprime konkrete, duke caktuar katër prokurorë kujdestarë.
Prokurorët kujdestarë do të qëndrojnë në Stacionin Policor në Graçanicë, ku në pajtim me procedurën standarde të veprimit dhe në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës, do të arrestojnë dhe ndalojnë të gjithë personat të cilët janë të përfshirë në keqpërdorimin e votës./a.g/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.6%
-
Jo
51.2%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9283
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32