Kosovë– KQZ: GI Srpska me 64.9% fiton zgjedhjet në Graçanicë
– Lista Srpska e përkrahur nga Beogradi udhëheqë me 9 nga 10 komunat me shumicë serbe në Republikën e Kosovës, e cila ka gjithsej 38 komuna – PRISHTINË, 19 Janar /ATSH-B.Jashari/.- Zgjedhjet e djeshme të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçanicës i ka fituar pa balotazh me 64.9% Vladeta Kostiç i Iniciativës Qytetare […]
/ATSH-B.Jashari/.- Zgjedhjet e djeshme të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçanicës i ka fituar pa balotazh me 64.9% Vladeta Kostiç i Iniciativës Qytetare Serbe (GI Srpska), sipas rezultateve paraprake të shpallura mbrëmë zyrtarisht nga
KQZ-ja e Kosovës.
Sipas rezultatit paraprak të shpallur nga KQZ, tre kandiatët e tjerë për kryetar të Graçanicës kanë këto rezultate: Nenad Rashiç i Partisë Demokratike Progresive (Progresivna Demokratska Stranka) - 31.5%, Dragisha Miriç i Partisë së Re të Kosovës (Nova Partija Kosova) - 1.8%, të dy po ashtu nga komuniteti serb, ndërsa nga subjekti shqiptar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Shaip Berisha - 1.7% .
Ky ishte rezultat i pritur dhe kështu Lista Srpska e përkrahur nga Beogradi vazhdon të udhëheqë me 9 nga 10 komunat me shumicë serbe në Republikën e Kosovës, e cila ka gjithsej 38 komuna, 27 prej tyre me shumicë shqiptare e 1 ku shumicë është komuniteti turk. Disa ditë para zgjedhjeve, në 14 janar, Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në axhendën e vizitës në Kosovë kishte takimin në Graçanicë me kandidatin e GI Srpska, Vladeta Kostiç, si edhe takimet me përfaqësues të komunitetit serb në institucionet kosovare, përfshirë kryetarët e komunave me shumicë serbe.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme të shpallura nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në 17 dhjetor 2014, pasuan dorëheqjen e Branimir Stojanoviç nga posti i kryetarit të komunës së Graçanicës pas emërimit të tij zv/kryeministër në qeverinë e re të Kosovës të pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014.
Në Kosovë, zgjedhjet e kaluara lokale, të parat në gjithë territorin, përfshirë veriun, janë mbajtur në 3 nëntor dhe kanë vazhduar me balotazhin e 1 dhjetorit 2013 dhe me disa rivotime të pjesëshme.
Mitrovica e Veriut është komuna më e re, e 38-ta e Kosovës, e 10-ta me shumicë serbe - e 5-ta pas Graçanicës, Kllokotit, Ranillugut e Parteshit, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Ahtisaari - emisarit special të OKB-së. Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër - Novobërda, me zgjerimin e saj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.7%
-
Jo
51.2%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9288
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32