Kosovë- KQZ miraton planin për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Graçanicë


 
PRISHTINË, 18 Dhjetor /ATSH/.- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës shqyrtoi dhe miratoi Planin Operacional për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçanicës që do të mbahen në 18 janar 2015. Ky plan parashikon të gjitha aktivitetet ligjore dhe teknike për organizimin e zgjedhjeve në këtë komunë. Sipas Planit Operacional, periudha e fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike do të zgjasë pesë ditë, nga 12 deri në 16 janar.
Zgjedhjet pasojnë dorëheqjen e Branimir Stojanoviç nga posti i kryetarit të Komunës së Graçanicës pas emërimit të tij zv/kryeministër në qeverinë e re të Kosovës javën e kaluar.
Në mbledhje, KQZ miratoi raportin e shpenzimeve për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 8 qershor 2014.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 52-të për vitin 2014, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka. /b.j/k.s/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS