Kosovë, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ofensivë letrash ndërkombëtarëve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka ndërmarrë javët e fundit një lloj ofensive për informimin e zyrtarëve dhe institucioneve evropiane dhe amerikane rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë, duke mos lënë anash edhe pretendimet e tij se nisma e presidentit Hashim Thaçi për formimin e qeverisë pa partinë fituese të zgjedhjeve, është jokushtetuese.

I shkarkuar me mocion mosbesimi në Kuvend dhe në kohë pandemie, dy ditë edhe vet I izoluar dhe kur ai nuk mund të udhëtojë e të takojë liderë evropianë, Kurti ka zgjedhur formën e dërgimit të letrave me informata shpjeguese kryesisht për gjendjen e krijuar politike pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së tij, më 25 mars.

Ndër letrat e shumta, së fundmi Kurti i është drejtuar edhe Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, në të cilën ka theksuar se presidenti Hashim Thaçi, i mbështetur nga disa parti po tentojnë realizimin e një skenari antikushtetues.

Përveç zyrtarëve e institucioneve evropiane, Kurti i ka shkruar letër edhe zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, të cilën nuk e ka bërë publike, por e ka komentuar duke thënë se një letër e tillë ishte e nevojshme pasi permes saj ka sqaruar disa keqkuptime të pozicionin e tij në raport me shumë çështje, përfshi edhe dialogun me Serbinë.

Kurti para pak ditësh i ishte drejtuar me një letër edhe Komisionit të Venecias lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdullah Hotit për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Por, ky Komision i ka kërkuar Kurtit që të pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të cilës më 30 prill  i ishte drejtuar Lëvizja Vetëvendosje, duke synuar që përmes kësaj Gjykate ta rrëzojë si anti-kushtetues dekretin e Thaçit për formimin e qeverisë pa partinë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Më 1 maj, Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Thaçi deri më 29 maj, kohë kjo e nevojshme për të shqyrtuar lëndën e dërguar nga Vetëvendosje, lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit.

Sipas disa analsitëve në Kosovë, ka përpjekje nga Vetëvendosje dhe Kurti që të transmetojnë te ndërkombëtarëve një lloj paralajmërimi se nëse ai largohen nga pushteti, atëherë mund të ketë pasoja për stabilitetin politik në vend
 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 13/05/2020 12:41

    Leri letrat or Zoteri!! Me shqiptaret flitet pa letra,mendohet,flitet e verpohet shtruar, Pse dergoni letra atyre qe nuk flasin si ne! Ne jemi ketu,afer teje jemi, Hajde flasim shqip,ne jemi shqiptar,Nuk na duhet asnje ndermjetes,Miqet dhe bashkombasit tane andej e kendej Drini, na jane dashur miqet,dhe famenderit qe na erdhen, na ndihmuan mos te mbesim si "zogjet e qyqes" per ta shporrur okupuesin mesjetar te ortodoksise sllave.Tash jemi te lire,jemi te barabarte dhe jemi shtet si cdo shtete tjeter.Ne bashkarisht do ta ndertojme dhe do te deshmojme se jemi te afet dhe te zgjuar te jetojme ne shtetin tone dhe me feqinjesi me te tjeret per rreth nesh e me ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë