/ATSH/. - Isa Mustafa ka marrë mbështetjen edhe të kryetarëve të degëve të LDK-së, për të udhëhequr Qeverinë e ardhshme. Kryetarët e degëve në mbledhjen e sotme me drejtuesit e LDK-së, kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për kreun e partisë, që LDK-ja ta drejtojë ekzekutivin në mandatin e ardhshëm, ben te ditur KosovaPress.
Por, marrëveshja e 10 qershorit ndërmjet LDK-AAK-Nisma, duket e parealizueshme, pasi i mandatuari sipas kësaj marrëveshje Ramush Haradinaj nuk po heq dorë nga posti i kryeministrit, pasi unanimisht kishte marrë mbështetjen e LDK-së dhe Nismës për ta udhëhequr Qeverinë e ardhshme.
Kryetari i degës së LDK-së në Deçan, Armend Zemaj, tha se LDK duhet ta udhëheq Qeverinë dhe Isa Mustafa duhet të jetë kryeministër. "E kemi dhënë qëndrimin e deges se LDK-së në Deçan. I takon dhe e kemi kandidatin për kryeministër zotëri Isa Mustafën", tha Zemaj.Edhe kryetari i degës së LDK-së në Istog, Sadri Ferati, tha pas takimit se absolutisht dega që ai udhëheq e mbështet fuqishëm Isa Mustafën për kryeministër. "Jo, nuk ka dilemë, zotëri Mustafa në çdo degë dhe nëndegë, këtë e ke të sigurt", tha Ferati.Megjithatë, LDK pritet të vendos rreth çështjes së kryeministrit në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Përgjithshëm.
/Shqiptarja.com