/ATSH/.- Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me ankesa të opozitës, përsa i përket ndarjes së komisioneve parlamentare.
Deputeti i Vetëvendosjes , Visar Ymeri, shprehu pakënaqësinë me mënyrën e ndarjes së komisioneve, duke thënë se opozita do të duhej të drejtonte më shumë komisione për shkak se do të mbikëqyrnin më mirë qeverinë.
Donika Kada Bujupi e AAK-së tha se "formula e ndarjes nuk avancon demokracinë dhe mbikëqyrja e qeverisë ka mundur të jetë më e mirë nëse do të ndaheshin një komision nga pozita, një nga opozita".
Ndërkohë, komunitetet pakicë po refuzojnë të tërhiqen nga komisionet./KosovaPress/