ATSH/.- Kuvendi i Kosovës miraton nesër buxhetin e viti 2015, sipas të cilit të ardhurat llogariten 1 miliard e 576 milionë euro,  me një rritje prej rreth 8.1% krahasuar me vitin 2014. Shqyrtimi i dytë i projektligjit për buxhetin e vitit 2015, është pika e vetme në axhendën e seancës plenare të Kuvendit, para së cilës në mëngjes do mbahet edhe një mbledhje e qeverisë.
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjatë javës shqyrtoi të dhënat e projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015, si dhe të gjitha kërkesat buxhetore të adresuara në komision, nga institucionet e pavarura, komunat, ministritë dhe deputetët.
Ministri i Financave, Abdullah Hoti, shpjegoi objektivat kryesorë të buxhetit, ndërsa koisioni për Buxhet dhe Financa e miratoi p/ligjin si dhe dis anga kërkesat e paraqitura nga institucionet e vëndit.
Maxhoranca e ka konsideruar ktë buxhet si buxheti i "mundësive që ka Kosova", ndërsa për opozitën ky buxhet është buxheti i"thellimit të varfërisë".
Në axhendat e javës së kaluar të Kuvendit të Kosovës ishte edhe konstituimi i komisioneve parlmanetare.
Kuvendi i Kosovës, i konstituuar në 8 dhjetor, 6 muaj pas zgjedhjeve të 8 qershorit, ka 14 komisione parlamentare, të cilat i ka miratuar në seancën e 18 dhjetorit.