Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti është liruar pasi Policia e Kosovës e arrestoi atë në orët e para të mëngjesit me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti, i cili tha se ajo është arrestuar në orët e mëngjesit, ndërsa tashmë është lënë e lirë.
Sipas tij, arsyeja e arrestimit mund të jetë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
“Nuk dihet saktësisht për çka, por me gjasë për shkak të aktiviteteve të saja në Kuvend të Kosovës”, ka thënë Hoti./Indeksonline
Arrestohet deputetja e Vetëvendosjes
Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e kësaj të enjte deputeten e Vetëvendosjes, Aida Dërguti.
Arrestimi i saj ka ardhur pas një mandati të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, me akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Ndaj Aida Dërgutit nisën hetimet pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës një vit më parë.

(Aida Dërguti pas arrestimit)

(Urdhër arresti për Aida Dërgutin)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com