Shtetet e Bashkuara ka drejtuar gishtin ndaj Lëvizjes Vetëvendosje së Albin Kurti se qëndron pas moscertifikimit të Listës Serbe nga KQZ për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, përmes një postimi në rrjete sociale, thotë se përpjekjet e kësaj Vetëvendosjes për të bllokuar certifikimin e partisë serbe janë dritëshkurtra dhe përçarëse. 

Ambasada përsërish sërish se me veprime të tilla po dëmtohet stabiliteti i Kosovës, por gjithashtu edhe mundësia për të rifilluar dialogun strategjik me SHBA që u pezullua më herët për shkak të veprimeve të qeverisë Kurti. 

“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të çuar përpara mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës”, thuhet në postim.


Edhe zyra e BE-së në Prishtinë tha se “politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera politike është i dëmshëm për procesin zgjedhor gjithëpërfshirës”. Më herët, vendimi i KQZ u kritikua edhe nga OSBE.

"Seriozisht e shqetësuar për rritjen e polarizimit politik brenda KQZ-së, i cili reflektohet në sjelljen gjatë votimit që duket se udhëhiqet nga interesa partiake, e jo nga kritere ligjore dhe parime demokratike", tha OSBE.

Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe u mor një ditë më parë në KQZ. Dy vota ishin pro, 2 kundër ndërsa 7 anëtarë të tjerë abstenuan.