/ATSH/.- Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, u bë sot dorëzim-pranimi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, nga Bajram Rexhepi tek Skënder Hyseni.
Ish-ministri Rexhepi e njoftoi ministrin Hyseni për punët dhe projektet që janë bërë deri më tani dhe për projektet që janë në vazhdimësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ndërsa ministri i ri i Punëve të Brendshme,  Skënder Hyseni, e falënderoi ish-ministrin Rexhepi për punën e tij dhe konfirmoi përkushtimin për  të vazhduar me angazhimet në drejtim të zbatimit dhe sundimit te ligjit.