Kosovë/ Mësuesi akuzohet se hodhi në mbeturina flamurin kombëtar, përjashtoi nga ora nxënësen që mbante plis

Kosovë/ Mësuesi akuzohet se hodhi në mbeturina flamurin kombëtar, përjashtoi nga ora nxënësen që mbante plis

Prishtine- Simbolet kombëtare u bënë shkak për sherr në një nga klasat e gjashta në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinw. Mësimdhënësi i lëndës së gjuhës angleze akuzohet se përjashtoi një nxënëse që refuzoi ta heqë plisin nga koka, dhe e hodhi kosh flamurin kuqezi.

Një nxënëse e shkollës “Xhemail Mustafa” u përjashtua nga ora e mësimit të mërkurën, veç pse mbajti në kokë plisin.

Nxënësit e klasës së gjashtë thonë se mësimdhënësi i lëndës së gjuhës angleze, ka refuzuar që t’i lejojë nxënësit të hyjnë në orë me elemente që simbolizojnë shënimin e 28 Nëntorit.

“Shkoi dhe i bërtiti dhe tha se nuk duhet të mbahet plisi gjatë orës mësimore dhe Tea e mori këtë shumë ofenduese se ky është një simbol shqiptar... ai e mori flamurin dhe donte ta gjuante në bërllok, por nuk e lejoi ai nxënësi që ishte te tabela, por arsimtari e ka shty që ai të largohet dhe e ka gjuajt në bërllok”, ka thënë një nxënëse.

Nxënësit po ashtu e akuzojnë mësimdhënësin për predikime fetare gjatë procesit mësimor. 

“Po ashtu ai thotë se nuk duhet të kemi asnjë simbol në klasë sepse këtu duhet me mësu, ne mendojmë që kjo ndërlidhet me fenë, pasi çdo orë flitet diçka për fenë”, ka deklaruar një tjetër nxënëse.

Agim Kita, vajza e të cilit u largua nga ora mësimore nga arsimtari i gjuhës angleze, thotë se veprimet e mësimdhënësit janë të papranueshme.

“Me ardhë puna në vitin 2024 në prag të 28 Nëntorit me largu një fëmijë prej shkolle për shkak të simboleve kombëtare, kjo është tragjedi dhe është skandaloze”, k theksuar Kita.

E zëvendësdrejtori i shkollës, Fatos Berisha, thotë se mësimdhënësi e ka pranuar se e ka larguar nxënësen nga klasa për shkak të bartjes së simboleve kombëtare. Ai theksoi se ka shqiptuar vërejtje ndaj tij dhe rastin e ka raportuar në Drejtori të Arsimit.

Sipas Berishës, edhe në të kaluarën ka pasur ankesa ndaj arsimtarit për predikime fetare gjatë orëve mësimore.

“Në të kaluarën ka pasur ankesa të natyrave të tjera, jo të simboleve kombëtare, do të thotë për mospërfillje të planprogramit mësimor ky ka fol për temat të cilat nuk kanë të bëjnë me planprogramin me lëndën të cilën ai e ligjëron. Për këto ankesa i kemi dënuar në nivelin disiplinor në DKA”, ka deklaruar Berisha.

KOHA ka kontaktuar mësimdhënësin, por nuk është përgjigjur gjatë së mërkurës. E as në Drejtorinë e Arsimit nuk janë përgjigjur nëse komisioni disiplinor ka trajtuar ankesat e mëhershme ndaj arsimtarit. /Koha.net/ 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarja i kalon në kompetencë SPAK-ut! Autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal

Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarja i kalon në kompetencë SPAK-ut! Autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal