Berat-Tre persona janë arrestuar dhe 5 të tjerë janë vendosur në pranga pasi pasi nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit
Njoftimi i policisë:
Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", për Drejtorin dhe një Specialist të AZDM-së, Berat.
Shërbimet e Policisë pas kontrollit të ushtruar ditën e djeshme, arrestuan në flagrancë të shtetasve: B. L., 49 vjeç, (administrator subjekti), F. L., 42 vjeç, (vëllai i administratorit), Sh. L., 43 vjeç, (kushëriri i tij), të tre banues në Berat. Gjatë kontrollit në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit, janë konstatuar duke larguar mjetin ekskavatorë, të cilin dyshohet se e përdornin për të nxjerrë gurë dekorativë.
Në përfundim të veprimeve të kryera për konstatimet gjatë kontrolleve të kryera ditën e djeshme, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim 5 administratorë subjektesh të tjerë, konkretisht shtetasit L. Q., E. Q., B.L., D. L., dhe N. T., pasi dyshohet se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative, në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit.
Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit L. H., 36 vjeç, me detyrë Drejtor i AZDM Berat, dhe F. N., 55 vjeç, (specialistë në AZDM Berat), të dy banues në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura", "Fshehje të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave".
Lajm në përditësim...