Vrasja e Klaudio Prendit, dosja i kalon SPAK-ut, autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal

Vrasja e Klaudio Prendit, dosja i kalon SPAK-ut, autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal

TIRANË - Prokuroria e Posaçme do të hetojë vrasjen e Klaudi Prendit, djalit të ish gjyqtarit të Krimeve të Rënda Fran Prendi, më 19 nëntor 2024. Burime për Report Tv e shqiptarja.com bëjnë me dije se do të jetë Prokuroria e Posaçme që do të hetojë ekzekutimin e 27-vjeçarit, i cili u vra me armë me silenciator në afërsi të Xhamllikut.

Burimet shprehen se ka dyshime se autorët i përkasin grupi të strukturuar kriminal.

Klaudio Prendi u ekzekutua pak pasi kaloi mesnata e 18 nentorit sapo hipi në makinën e tij pranë Xhamllikut në Tiranë, ndërsa më herët kishte qenë në lokal në shoqërinë e miqve të tij, përfshirë disa efektivë policie.

Babai i tij, gjyqtari Fran Prendi i larguar nga sistemi i drejtësisë me dorëheqje, njihet për dënimin e grupeve të mëdha kriminale, përfshirë Emiljano Shullazin. Gjykoi dhe Salvatore Lettizian, një anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.

Ndërkohë rezultoi se makina tip "Audi" e autorëve të vrasjes së Klaudio Prendit, e cila u gjet e shkrumbuar në zonën e Farkës, një orë pas vrasjes rezulton e vjedhur rreth një vit më parë në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Identifikimi është bërë nga numri i shasisë së makinës, e rikuperuar nga ekspertët.

Deri tani nuk ka asnjë  gjurmë nga autorët, ndërsa pistat që po verifikohen nga grupi hetimor është ajo e fajdeve dhe basteve sportive, përfshirë edhe lidhje me aktivitete dhe lidhje të dyshimta jashtë vendit.  Ka dyshime se persona të ndryshëm të kenë fituar shuma të mëdha parash në baste, të cilat Prendi nuk u ka shlyer.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 28/11/2024 13:38

    Po ça boni se lat nom.Për ça i përmendi kto që ka dënu ky?Mili,Letizzia etj etj.Kti ja boni koka se kshu ësht kur do me bo si golaxhi,t'vin ta çajn rrjetën njerzit e si rruhet kujt se ësht në shoqërin e policve apo ministrave.Koka bo koka pëso.Leni mos përmendi mo gjygjet që ka bo Prendi se nuk i rruhet kujt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit

Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit