PRISHTINE-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ne vizitën zyrtare në Kosovë ka përcjellë mesazhin
e BE-se për politiken kosovare.
Ajo ka thënë se nuk ka viza pa ratifikim të demarkacionit, kufiri me Malin e Zi.
Sipas Mogherinit, luftimi i korrupsionit si parakusht për liberalizim ka rezultate ndërsa e ka quajtur lajm të keq mosratifikimin e demarkacionit.
"Ballkani po i ekspozohet tensioneve dhe BE-ja ka interes që të vazhdohet në mënyrë konsistente rruga në Bashkimin Evropian. Sot diskutuam rëndësinë dhe mbështetjen ndaj Kosovës, shtegtimin për BE dhe arritjen e Kosovës në MSA. Sa i përket liberalizimit të vizave, janë dy kushte që duhet të plotësohen. Përmirësimi i luftimit të korrupsionit dhe ratifikimi i demarkacionit. Në të parin ka progres, në të dytin fatkeqësisht jo. Dua të ua bëj të qartë se është koha e fundit që ta ratifikoni demarkacionin dhe të zhbllokoni punën për vizat" ka thënë Mogherini në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Isa Mustafa.
Më herët, Mogherini e Mustafa zhvilluan një takim kokë me kokë.
/Shqiptarja.com

VIDEO