/ATSH/.-Në Kosovë, masat e ngrohta të ajrit të ardhura nga ana juglindore e kontinentit do të jenë të qëndrueshme edhe për tre ditët e ardhshme. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperatura minimale do të jetë mes 3- 5 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës nga 11 deri 13. Kjo gjendje e motit do të vazhdojë deri ditën e enjëte, duke përjashtuar ditën e martë kur në jug dhe jugperëndim të vendit do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë nga ana e jugut dhe juglindjes me shpejtësi 1-4 m/s.
Sipas parashikimit dërguar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, nga dita e enjte e deri të shtunën do të ketë shtim të vranësirave, të cilat nuk do të jenë të qëndrueshme, fillimisht do të ketë reshje shiu, temperaturat do të ulen deri -2 gradë celsius dhe reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me dëborë borë. Temperaturat maksimale do të ulen në 3 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.
Në bazë të parashikimeve numerike nga dita e dielë pritet të ketë ngritje të lehta të temperaturave për 2-3 gradë celsius, por që edhe ditët e ardhshme do të jenë me vlera të ulëta të temperaturave dhe me reshje shiu.
/Shqiptarja.com