Kosovë, në dhjetor mbaron
autostrada “Ibrahim Rugova”

Kosovë, në dhjetor mbaron<br />autostrada “Ibrahim Rugova”
Sipas medias kosovare, deri në fund të këtij viti përfundon tërësisht projekti i autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë, në pjesën kosovare. Kostoja përfundimtare e këtij projekti, sipas zyrtarëve të ministrisë së Infrastrukturës, pritet të jetë 800 milionë euro.

Projekti më i madh i Qeverisë së Kosovës, autostrada Prishtinë – Vërmicë që mban emrin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, filloi të ndërtohet në prill të vitit 2010. Deri më tani në qarkullim janë dorëzuar 60.4 kilometra, derisa deri në fund të këtij viti kur edhe do të përfundojë ky projekt, kanë mbetur edhe 40 kilometra të tjerë.

Këshilltari në Ministrinë e Infrastrukturës, Lah Nitaj tha se traseja e autostradës po ndërtohet sipas projektit dhe nuk ka pasur ndryshime. Ndërkohë, projekti i autostradës vazhdon të kritikohet nga ekspertë të fushës së ekonomisë.

Lumir Abdixhiku konsideron se autostradat janë projekte që duhet të bëhen, por në momente kur krijohen edhe kushtet ekonomike. Problemet thelbësore që ka Kosova, si papunësia dhe varfëria, vlerëson ai, nuk arrijnë të zbuten me ndërtimin e autostradave.

“Autostrada nuk shton vende pune dhe nuk është vetë zhvillimi ekonomik”, shprehet Abdixhiku.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.05.2013

Redkasi Online
(b.mshqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi