/ATSH-B.Jashari/.-Edhe pas një muaj pasi kryeministri kosovar Isa Mustafa largoi nga qeveria ministrin serb Aleksandar Jabllanoviç, zyrtarët e tjerë të Listës Serbe vazhdojnë të bojkotojnë institucionet e Kosovës.
"Me Jabllanoviçin, të cilit Mustafa ia tregoi derën më 3 shkurt, janë solidarizuar edhe deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës e kryetarët e komunave veriore", shkruan sot shtypi kosovar.
Bëhet e ditur se, me gjithë mungesën e ministrave në mbledhjet e Qeverisë dhe deputetëve në Kuvend, ata vazhdojnë të marrin paga nga buxheti i Kosovës. Ekzekutivi nuk ka një afat se deri kur do të presë Listën Serbe që të rikthehet në qeveri.
I pyetur për afatin që kryeministri mund t'i japë Listës Serbe, zëdhënësi i qeverisë, Arban Abrashi, i ka thënë gazetës "Koha Ditore" se "qeveria inkurajon përfshirjen dhe jo përjashtimin".
Më herët, përfaqësuesit e Listës Serbe, të vetëlarguar nga qeveria dhe Kuvendi i Kosovës kanë paralajmëruar se vendimin për kthim ose jo do ta marrin pas konsultave në Beograd.
Kryeministri kosovar Isa Mustafa në një konferencë shtypi në 25 shkurt deklaronte se, Lista Serbe bisedat për kthimin në institucionet e Kosovës duhet t'i bëjnë në këto institucione, në Prishtinë.
"Sa i përket kthimit të Listës Serbe nuk kemi akoma ndonjë informatë, shpresoj se ata do të kthehen shpejt. Mirëpo, unë mendoj se ata bisedat lidhur me kthimin e tyre duhet t'i bëjnë me ne këtu, sepse ata do të kthehen në këtë qeveri, do të jenë pjesë e kësaj qeverie", është shprehur Mustafa.
"Unë mund t'iu njoftoj se nga sot ministri Jabllanoviç nuk është pjesë e kabinetit qeveritar", deklaronte kryeministri kosovar pikërisht para një muaji në konferencë shtypi, në 3 shkurt, pas protestave të opozitës "si reagim ndaj deklaratave të ministrit Aleksandar Jabllanoviç", i cili protestueset në Gjakovë i kishte quajtur "egërsira".
Grupe të protestuesëve të dhunshëm kishin gjuajtur me gurë xhamat e ndërtesës së qeverisë së Kosovës, të cilët ende janë ashtu të thyer.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një seance plenare në fillim të shkurtit konstatatonte se nga grupi parlamentar i Listës Serbe askush nuk ishte i pranishëm, ndërsa media kosovare theksonte se, "serbët e ngrijnë pjesëmarrjen ne Kuvend e qeveri" si reagim pas shkarkimit të Jabllanoviç nga posti ministrit për Komunitete dhe Kthim.
Në qeverinë e Kosovës dy ministri udhëheqen nga serbët, të cilët kanë edhe një post zëvendëskryeministri. Ndërsa nga zgjedhjet 2014 për Kuvendin e Kosovës, nga 10 deputetët e komunitetit serb 9 mandate i mori Lista Serbe.
"Presim nga përfaqësuesit e komuniteteve, sidomos atij serb që të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës dhe të reflektojnë përcaktimin e tyre për këto institucione, si shprehje e përkushtimit për zgjidhjen e problemeve të çdo qytetari, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare e gjinore", theksonte kryeministri Mustafa në 17 shkurt në seancën solemne të Kuvendit në 7 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë./k.s/
/Shqiptarja.com