Në Kosovë nuk ka asnjë rast të sëmurë dhe asnjë rast të dyshuar me Ebola, deklaroi sot pasdite në një konferencë për mediat Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në konferencën për shtyp bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, u bënë të ditura masat të cilat janë ndërmarrë nga institucionet publike për të parandaluar këtë sëmundje.
"Kujdesi në parandalimin e sëmundjes është shtuar, por nuk ka nevojë për panik duke e ditur se virusi nuk po përhapet përmes ajrit, por me kontakt direkt me lëngjet e trupit të personit të infektuar apo të kafshës së infektuar. Sëmundja përhapet gjatë kontaktit të afërt me gjakun, sekrecionet, organet dhe lëngjet e tjera trupore të njerëzve apo kafshëve të infektuara, si dhe në rrugë seksuale", tha Ramadani.
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani tha se sëmundja e Ebolës po paraqet një kërcënim global dhe në këtë kontekst, institucionet e vendit kanë ndërmarra masat për parandalimin e saj, duke e ditur faktin që Kosova nuk është ishull i izoluar.
Në këtë aspekt, ministri Agani tha se janë duke u respektuar rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ngritjen e masave të kujdesit dhe vigjilencës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka shprehur përkushtimin e institucioneve publike që të angazhohen maksimalisht në identifikimin e personave të mundshëm të infektuar me Ebola.
"Fatmirësisht ne nuk kemi shumë frekuencë të fluksit të qytetarëve tanë në këto vende subsahariane, ku është e shpërndarë sëmundja. Megjithatë, përhapja mund të ndodh edhe nëpërmjet fluturimeve ajrore, Stambollit ose tjetër. Dua të sugjeroj për qytetarët e Kosovës, që për momentin nuk ka nevojë për kurrfarë paniku, sepse nuk ka asnjë rast, as të dyshuar e as të sëmurë nga Ebola", tha Rexhepi.
"Ne si shtet e kemi obligim që të ndërmarrim të gjitha masat parandaluese. Do të jetë grupi ndërministror dhe ndërinstitucional që do t'i koordinojë të gjitha punët në mënyrë që qytetarët e Kosovës të jenë të sigurt. Në rastet kur dikush vjen nga këto vende në Kosovë, atëherë bëhet izolimi minimumi pesë ditë, si masë parandaluese. Dhe, nëse ka shenja të sëmundjes, natyrisht shkojnë në Klinikën Infektive ku një pjesë është e izoluar", ka thënë ministri Rexhepi.
Në vazhdim, Naser Ramadani, drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës theksoi se, "edhe pse rreziku që kjo epidemi të përhapet edhe në Kosovë është i vogël, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rikonfirmuar edhe njëherë zinxhirin komandues (nga institucionet e larta shtetërore deri te ato perifike), i cili duhet të respektohet me përpikmëri në rast të shfaqjes së ndonjë të infektuari, dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme".
ATSH
/Shqiptarja.com