Armë, municion dhe mjete të tjera ilegale ka gjetur sërish Policia e Kosovës në veri të vendit.
Sipas njoftimit të organeve të rendit, ky arsenal armësh u gjet sot gjatë një aksioni në bodrumin e një ndërtese në rrugën “Vasilije Ostroshki”, në Mitrovicë të Veriut, përcjell KosovaPress.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë konfiskuar armë, municion në sasi të madhe, pajisje ushtarake mbrojtëse, një granatë tymuese si dhe pjesë dhe aksesorë armësh.
'Në vazhdën e pranimit të informacioneve nga ana e qytetarëve, sot më datë 03.02.2026, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në një bodrum të një ndërtese në rrugën “Vasilije Ostroshki”, në Mitrovicë Veri, mund të ketë mjete te dyshimta ilegale. Pas pranimit të informacionit, policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, ku gjatë kontrollit, përkatësisht në një bodrum kolektiv të ndërtesës, ka gjetur dhe sekuestruar: 3 armë të gjata, 1 tytë vazhduese, 1 kondak për armë të gjatë, 764 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 14 karikatorë, 10 krehër për fishekë, 1 granatë dore tymuese, 2 antiplumb ushtarak, 4 mostër ADN-je të mundshme, 2 xhaketa ushtarake, 1 bluzë dhe 1 palë pantallona të uniformës ushtarake dhe mbështjellës me material tekstili dhe shirita ngjitës. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bënë me dije se për këtë rast nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet vazhdojnë.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 13:11
Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?
-
Po
33.8%
-
Jo
60.1%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 1125
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova ëndërron grupet e Kupës së Botës 2026, trajneri Franco Foda publikon listën e futbollistëve për play-off-et
20 Mars, 20:04
-
Fitër Bajrami në Kosovë sjell mesazhe për paqe, unitet dhe mirëkuptim, Osmani: Të hapim zemrat dhe dyert! Kurti: Të kujdesemi për njëri-tjetrin!
20 Mars, 12:53
-
Hoxha telefonatë me ministrin Konjufca: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën, sot dhe gjithmonë
19 Mars, 21:59
-
Dyshohet se kërcënoi me armë zjarri pronarin e një kompanie muzikore, këngëtari Gjesti lirohet nga paraburgimi
19 Mars, 15:48
-
Ligji për të huajt në Kosovë, Kurti: Gjithçka brenda ligjshmërisë, do të përfshijmë shëndetësinë dhe arsimin
19 Mars, 12:07
-
Kosova mbetet `pjesërisht e lirë`, raporti i Freedom House: Ndikuan presioni politik dhe bllokada institucionale
19 Mars, 12:06
-
Në kërkim ndërkombëtar nga Holanda, arrestohet 34-vjeçari nga Kosova
19 Mars, 11:15
-
Kosovë/ Akuzohen për krime lufte në '99, Gjykata në Prishtinë dënon me burg dy ish-pjesëtarët të forcave policore dhe ushtarake serbe
18 Mars, 18:15
-
Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën
18 Mars, 16:29
-
Të varrosur për së gjalli nën beton! Dalin detajet tronditëse nga tragjedia që u mori jetën tre shqiptarëve në Vjenë
18 Mars, 09:09
-
Heqja e masave të BE ndaj Kosovës, ministri Hoxha: Hap i vonuar, rikonfirmon përkushtimin e saj ndaj vlerave europiane
18 Mars, 07:57
-
Editoriali i përbashkët me Vuçiç, ministrja e qeverisë Kurti kritikon Ramën: Qytetarët e Kosovës s’kanë për t’ia falur, rruga Tiranë-Beograd duhet të kalojë në Prishtinë
17 Mars, 15:22