/ATSH/.- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka mandat kushtetues deri në vitin 2016. Kjo është përgjigja që Zyra e Presidentes ka dhënë në lidhje me përfshirjen eventuale të postit të presidentit në marrëveshjen për ndarjen e pushtetit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
"Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese (korrik 2012) mandati i Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, është 5 vjeçar dhe rrjedhimisht përfundon në vitin 2016?, ka thënë Arbër Vllahiu, këshilltar dhe zëdhënës i presidentes së vendit.
Nënshkrimi i deklaratës parimore ndërmjet Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës për bashkëqeverisje në mandatin e ardhshëm u bë në prani të presidentes Jahjaga dhe ambasadores amerikane në Prishtinë, Tracey Jacobson. Por, prania e Jahjagës dhe Jacobsonit nuk është paraqitur qoftë nga forma e garantueseve apo bashkëpjesëmarrjes në marrëveshje, shkruan gazeta "Tribuna".
Ndërsa, gazeta "Koha Ditore" shkruan se, krijimi i institucioneve të reja vazhdon të jetë peng i negociatave të PDK-së dhe LDK-së, për ndarjen e pushtetit.
Nënshkrimi i marrëveshjes i parashikuar të bëhet të martën është shtyrë, pasi kryeministri në detyrë Hashim Thaçi ka udhëtuar në New York, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.
Asnjë njoftim nuk ka dalë nga zyra e PDK-së sa i përket ujdisë së koalicionit. Zyrtarë të saj nuk kanë qenë në gjendje as të konfirmojnë se kur mund të nënshkruhet marrëveshja dhe pse kjo nuk u bë të martën.
Nuk jap përgjigje, sepse punët janë në përfundim e sipër", ka thënë shkurt sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati. Edhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se janë në konsulta të vazhdueshme të dy kryetarët.
/Shqiptarja.com