PRISHTINË, 12 Tetor/ATSH-Behlul Jashari/.- Çështja e ndërtimit më të shpejtë të institucioneve të zgjedhjeve të parakohshme të para më shumë se katër muajve në Kosovë, pritet të kalojë nëpër zhvillime të reja, në të cilat si opsion i fundit shihen edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, nëse nuk gjendet shteg tjetër për dalje nga kriza politike dhe institucionale.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të procesit të lehtësimit të diskutimeve me liderët e partive politike parlamentare, në raundin e gjashtë të takimeve të veçanta, të premtën, përsëriti qëndrimin se "zgjidhjet duhet të gjenden brenda kuadrit kushtetues dhe bazuar në vendimet e Gjykatës Kushtetuese", ndërsa theksoi "domosdoshmërinë që liderët, duke e vlerësuar seriozitetin e situatës në të cilën gjendet vendi, të ofrojnë zgjidhjet që çojnë drejt ndërtimit të institucioneve, duke kërkuar rrugë që shmangin përsëritjen e zgjedhjeve".
Ajo tha se, "gjetja e shpejtë e një emëruesi të përbashkët nga takimet do të mund të çonte drejt një takimi më të gjerë, të përbashkët, për ta përmbyllur gjithë procesin".
Takime të tjera të Presidentes Jahjaga me liderët e subjekteve politike parlamentare priten javën e ardhshme, në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje në situatën kur koalicioni parazgjedhor, fitues i zgjedhjeve, ka të drejtën për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por nuk ka numrin e mjaftueshëm të votave, ndërsa koalicioni paszgjedhor ka votat dhe kërkon të drejtën për të zgjedhur "në përputhje me vullnetin e shumicës parlamentare".
Nga kryesuesja, deputetja më e vjetër Flora Brovina, ende nuk ka datë zyrtare të caktuar për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të zgjedhjeve të 8 qershorit, me axhendë për të tretën herë zgjedhjen e kryetarit e nënkryetarëve, të thirrur për 2 tetor, por të shtyrë, më parë edhe të ndërprerë dy herë në 17 korrik e 18 shtator.
Zgjedhja, në 17 korrik pas ndërprerjes së seancës konstituive nga kryesuesja, me 65 vota pro dhe 18 abstenime, e kandidatit të koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, Isa Mustafës, për Kryetar të Kuvendit, është anuluar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Në 18 shtator, seanca konstituive sërish u ndërpre pasi kandidati i koalicionit parazgjedhor të PDK, Arsim Bajrami mori 44 vota pro, të pamjafueshme për t'u zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Kosovës, pasi duhen së paku 61 vota të Kuvendit 120 anëtarësh.
Presidentja Jahjaga, sipas shtypit kosovar, ka në plan të vendosë afate, brenda të cilave subjektet politike parlamentare do të mund të merreshin vesh për t'i dhënë rrugë formimit të institucioneve të reja, e në të kundërtën do të shpallë zgjedhjet./m.m/
/Shqiptarja.com