/ATSH-Behlul Jashari/- Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Isa Mustafa vendosi sot që t' përcjellë për miratim Kuvendit projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015, me të ardhura 1 miliard e 576 milionë euro. Në kohën kur Kuvendi ishte i pakonstituuar dhe jofunksional dhe nuk mund të procedohej buxheti i shtetit në parlament, në mbldhjen e qeverisë të 31 tetorit theksohej se "për vitin 2015, të ardhurat e përgjithshme buxhetore planifikohen të jenë në nivel prej 1 miliard e 576 milionë euro, (apo një rritje prej rreth 8.1% krahasuar me vitin 2014)", ndërsa "shpenzimet e përgjithshme për vitin 2015 pritet të jenë në nivelin prej 1miliard e 682 milionë euro, që paraqet një rritje rreth 6% krahasuar me nivelin e përgjithshëm të shpenzimeve në vitin 2014".
Qeveria e Kosovës e zgjedhur të martën e javës së kaluar u mblodh sërish sot, pasi të premten, menjëherë pas pranim-dorëzimit të detyrës, kryeministri i ri Mustafa ka mbajtur mbledhjen e parë, ku ka njoftuar Programin e qeverisë të harmonizuar plotësisht mes partnerëve qeveritarë, i cili u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të kabinetit për t'u shqyrtuar nëpër ministri për të identifikuar prioritetet, afatet e realizimit dhe kostot e tij.
Pas këtij shqyrtimi, Programi do të aprovohet nga qeveria dhe do të prezantohet në Kuvendin e Kosovës.
Në angazhimet në vijim të qeverisë së re të Kosovës është edhe përgatitja e Planit Vjetor të Punës për vitin 2015, i cili, sipas axhendës së përcaktuar nga kryeministri, duhet të finalizohet deri në gjysmën e muajit janar 2015.
Qeveria këtë javë do të rishqyrtojë dhe do të riprocedojë projektligjet e mbetura në procedurë në Kuvendin e Kosovës.
/Shqiptarja.com