/ATSH/.-Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, të 50-tën me radhë, në të cilën ka miratuar politika dhe vendime të fushave të përgjegjësive të saj ligjore dhe kushtetuese.
Është miratuar në parim nisma për lidhjen e marrëveshjes mbi bashkëpunimin për reforma në mes të Suedisë dhe Kosovës. Marrëveshja përbën kornizën e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në procesin e integrimeve evropiane, fuqizimin e demokracisë dhe administratës publike, avancimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.
Në mbledhjen e sotme janë miratuar në parim nismat e lidhjes së marrëveshjeve për transport rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave, veç e veç, ndërmjet qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qeverisë së Mbretërisë së Danimarkës, qeverisë së Mbretërisë së Holandës dhe qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut.
Është miratuar edhe vendimi për miratimin në parim të nismës për Marrëveshjen Financiare të Instrumenteve të Para Anëtarësimit (IPA) për vitin 2012 dhe për vitin 2013 me ndryshime, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Qeveria e Kosovës i ka rekomanduar Presidentes së Republikës së Kosovës që të autorizojë Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për nënshkrimin e marrëveshjes për themelimin e "Qendrës së Ballkanit Perëndimor për hulumtime dhe inovacione"
Kabineti qeveritar i ka dhënë aprovimin edhe vendimit përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimet e Qendrës Turistike në Brezovicë, në zonat kadastrale të komunës së Shtërpcës.
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për përcaktimin e shumës së pensioneve për veteranët luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për shënimin e ditës së komunitetit boshnjak në Kosovë.
Ministri i Financave ka informuar për situatën në buxhetin e planifikuar për shpronësimet për interes publik, i cili për këtë vit është shpenzuar dhe vendimet e ardhshme duhet të vlerësohen dhe shqyrtohen me vëmendje.
Lidhur me këtë çështje, kryeministri Isa Mustafa theksoi se është e domosdoshme që të zbatohet disiplina për të cilën është përcaktuar Qeveria sa i përket shpenzimeve, duke kërkuar masa konkrete për respektim maksimal të disiplinës financiare.
/Shqiptarja.com