KOSOVE - Kryeministri i qeverisë së re Edi Rama ka njoftuar nga Kosova se "një kalendar i përbashkët vjetor ngjarjesh kulturore do të jetë një nga risitë e mëdha të bashkëpunimit mes dy shteteve shqiptare."
Duke komentuar në profilin e tij në Fb, takimin me kryeministrin e Kosovës, Rama shton se ndodhet në Prizren "me kryeministrin Thaçi, me kolegë e miq, brenda kornizës së mrekullueshme të "Dokufest" një aktivitet kulturor me përmasë europiane që vitin tjetër do mbështetet edhe nga qeveria e Shqipërisë."
Kryeministri i qeverisë së re Edi Rama ka që dje në Prizren të Kosovës, i ftuar në festivalin ndërkombëtar të filmit "Dokufest", i cili zhvillohet çdo vit në këtë qytet. Gjatë fushatës elektorale, Rama ka shpalosur programin e së majtës në të cilin ka theksuar se bashkimi kombëtar nënkupton shkrirjen e dy vendeve në fushën e kulturës, arsimit, ekonomisë e kudo... Nga Kosova, ai tregoi sot se ka nisur të përmbushë dalëngadalë atë që premtoi muaj më parë.

(Pamje nga pjesëmarrja e kryeministrit kosovar Thaçi dhe atij të ardhshëm shqiptar, Rama, në ditët e "Dokufest" në Kosovë"

(Në foto: Rama me bashkëshorten e tij Linda në Galerinë e Arteve në Kosovë për ekspozitën e Simon Shirokës)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Prizren, festivali ndërkombëtar i filmit "Dokufest"