KOSOVË- Prej disa ditësh në Kosovë, infektimet nga COVID-19 kanë filluar të pësojnë një ulje të ndjeshme. Në 24 orët e fundit, si rezultat i 4.320 testimeve, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin. Ndërsa janë regjistruar edhe 8 viktima.
Aktualisht në të gjithë vendin po marrin ndihmë 3.342 pacientë janë aktivë me virusin, ku numrin më të lartë të infektimeve e shënon Prishtina.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orë janë shëruar 323 qytetarë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 153.672 që prej fillimit të epidemisë në vend.
Që prej fillimit të pandemisë 1.299.482 persona janë vaksinuar, ku 513.544 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat. Në 24 orë janë dhënë 15.617 doza të vaksinës.