PRISHTINË - Numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale në tremujorin e tretë të 2014-ës ishte 29.538 familje me gjithsej 121.833 anëtarë.
Sipas KosovaPress, numri më i madh i familjeve përfituese nga kjo skemë ishte në komunën e Mitrovicës me gjithsej 2,047 familje. Krahasuar me tremujorin e tretë të 2013-ës numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale është rritur me 0.7%.
Kështu thuhet në publikimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) "Statistikat e Mirëqenies Sociale për TM3 2014", i cili ofron të dhëna për skemën e ndihmës sociale, skemat e pensioneve, skemën e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur, për personat e moshuar dhe pa përkujdesje familjare.
Sipas këtij publikimi, numri i përfituesve nga pensionet bazë në tremujorin e tretë 2014, ishte 122.363. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2013, numri i përfituesve nga pensionet bazë është rritur për 6,148 ose shprehur në përqindje 5.3%.
Ndërsa numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese në TM3 2014 ishte 37,979, e që krahasuar me TM3 2013 numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese, është rritur për 2,140 ose shprehur në përqindje 5.9 për qind.
Kurse, në këtë publikim thuhet se numri i fëmijëve të braktisurështë më i vogël se një vit më parë. /ATSH/












