PRISHTINË, 10 Dhjetor /ATSH/.-Ministrja kosovare për dialogun Edita Tahiri ka pritur sot ambasadoren e Belgjikës në Sofie, Anick Van Calster dhe të ngarkuarin me punë të Ambasadës belge në Kosovë, Jean-Francois Brackman.
Ne takim është biseduar për prioritetet e Qeverisë së re të Kosovës dhe angazhimet për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, si dhe për procesin e dialogut të Brukselit. Ministrja Tahiri ka theksuar se formimi i institucioneve të reja, që dolën nga zgjedhjet demokratike të këtij viti, ka hapur një kapitull të ri për qeverisjen e vendit. Ajo tha se qeveria e re do të angazhohet fuqishëm për një shtet euroatlantik të Kosovës në interes të qytetarëve dhe komuniteteve.
Ministrja Tahiri konfirmoi se në programin e saj, Qeveria e re ka prioritet dialogun e Brukselit, në kuadër të politikave për integrime evropiane, fqinjësi të mirë dhe stabilitet rajonal. Ajo po ashtu foli për rezultatet dhe sfidat e procesit të implementimit duke thënë që pret intensifikimin e dialogut të Brukselit.
Ambasadorja e Belgjikës, Anick Van Calster shprehu urimet për krijimin e qeverisë së re duke rikonfirmuar se Belgjika do të vazhdoj angazhimet për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe do të mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës. Ajo vlerësoi të rëndësishëm vazhdimin dhe përkushtimin për dialogun e Brukselit për fqinjësi të mirë me Serbinë, si një kontribut për paqen në rajon./b.j//a.ke/
/Shqiptarja.com