/ATSH/.- Edhe pse deri tek takimi i paralajmëruar nga vetë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe homologu i tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiç, nuk erdhi në muajin maj, ata me gjasë do të duhet të takohen gjithsesi në gjysmën e parë të muajit qershor, shkruan sot shtypi në Prishtinë.
Sipas Koha Ditore, në BE thonë se, edhe pse i paralajmëruar nga vetë palët, takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut nuk është zhvilluar në maj, sepse ai, siç thanë disa diplomatë "në rrethanat ekzistuese nuk do të kishte shumë kuptim, sepse nuk ka pasur lëvizje as në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë e as në arritjen e marrëveshjeve të reja".
Ndërkohë në Bruksel janë zhvilluar disa takime në nivel të grupeve punuese e java e fundit ka qenë mjaft dinamike në këtë drejtim.
Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë që në pikat kryesore ku BE-ja dëshiron rezultate konkrete të përafrohen qëndrimet në mënyrë që të ketë rezultate konkrete në muajin qershor. Kështu javën e kaluar u bisedua për telekomin, energjinë, pikëkalimet kufitare, sigurimin e veturave, licencimin e barnatoreve dhe disa tema të tjera.
Në 21 prill, pa marrëveshje të re ka përfunduar raundi 25 i dialogut në nivel të lartë kryeministror Kosovë-Serbi, në Bruksel, ndërsa paralajmërohej se raundi i ardhshëm, i 26-të, do të mbahet në muajin maj.
Ministrja për dialogun në qeverinë kosovare, Edita Tahiri, para 10 ditësh ka thënë se Kosova është duke pritur ftesën nga shefja e diplomacisë evropiane, Federcia Mogherini, për takimin e radhës mes kryeministrit kosovar Isa Mustafa e atij serb Aleksandër Vuçiç.
Deri tani në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA, në Bruksel tashmë janë zhvilluar 25 raunde të dialogut Prishtinë-Beograd në nivel kryeministror, 23 mes kryeministrave të atëhershëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç dhe dy mes kryeministrave Mustafa e Vuçiç të qeverive të reja të zgjedhjeve 2014 në të dy vendet.
Para dy vitesh, në 19 prill 2013 është nënshkruar Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e vlerësuar historike, e parafuar nga Thaçi e Daçiç, si dhe ndërmjetësuesja, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në atë kohë, Baronesha Catherine Ashton
/Shqiptarja.com