Shkon në 5 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovës. Dy raste e reja u konfirmuan pasditen e së shtunës nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Dy rastet e reja një 42-vjeçar nga Stublla e Vitisë, i cili ishte kontakt i rastit të parë të konfirmuar dhe një femër 37-vjeçare nga Komuna e Malishevës, që qëndronte në Itali dhe kishte hyrë në Kosovës më 1 mars.
Sipas IKSHPK nga data 08.02.2020 deri me 14.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 207 mostra të dyshimta ku 5 janë konfirmuar pozitivë.
Tre rastet e para në Kosovë janë një 77-vjeçar nga komuna e Vitisë dhe një familjar i tij dhe një vajzë të moshës 20-vjeçare, shtetase e Italisë. Kosova u fut në hartën e të prekurve nga Koronavirsui dy ditë më parë.