/ATSH/- Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, shprehën sot gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, sidomos në çështjet e shkëmbimit të ekspertizës dhe praktikës në hartimin e legjislacionit, si dhe bashkëpunimin në fushën civile.
Sipas një njoftimi të MD-së, gjatë takimit të zhvilluar mes ministrit Kuçi dhe Ambasadorit Minxhozi u diskutua edhe për punën që është bërë për reformimin e sistemit gjyqësor në Kosovë.
Ministri Kuçi tha se institucionet e Republikës së Kosovës e kanë prioritet drejtësinë dhe sigurinë dhe se është krijuar një ambient i mirë sa i përket sistemit gjyqësor në vend.
Në lidhje me këtë, palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, sidomos në çështjet e shkëmbimit të ekspertizës dhe praktikës në hartimin e legjislacionit, si dhe bashkëpunimin në fushën civile./KosovaPress/
/Shqiptarja.com