Kosovë, shugurohet katedralja
“Nënë Tereza” në Prishtinë

Kosovë, shugurohet katedralja<br />“Nënë Tereza” në Prishtinë
Ditën e sotme është bërë shugurimi I katedrales Nënë Tereza në Prishtinë nën praninë e të dërguarit të Papa françeskut, kardinalit shqiptar Ernest Troshani. 

Shugurimi i katedrales është bërë në ditën kur shenjtorja Nënë Teza mbush 20 vite që është ndare nga jeta.

Një vitë më parë ajo u shenjtërua nga Papa Françesku, në një ceremony të posaçme në vatikan.

Gurthemeli i katedrales u hodh në gusht të vitit 2005 nga presidenti i atëhershëm i Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili do të jetë dhenë një pikturë murale brenda saj.

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 për punën e saj me të varfrit dhe të sëmurët e Kalkutës, punë që vazhdoi edhe pasi ajo vetë u sëmur deri në ditën kur u nda nga jeta, 5 shtator 1997, në moshën 87 vjeçare.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre