PRISHTINË, 18 Gusht /ATSH-B.Jashari/.-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njoftoi se sot pasdite, "në zyrën e grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, do të mbahet takimi i liderëve të shumicës parlamentare LDK-AAK-Nisma".
Ky aktivitet zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, i cili vazhdon të mos funksionojë pas seancës konstituive të 17 korrikut, në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që do të merret pas seancës dëgjimore të kësaj jave, të 21 gushtit.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në 23 korrik, ka pezulluar të gjitha aktivitetet në cilësi të kryeparlamentarit, pasi ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, aplikohet masa e përkohshme e pezullohimit të vendimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në seancën konstituive të 17 korrikut dhe kërkohet që Kuvendi të përmbahet nga çdo veprim deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.
Seanca konstituive e Kuvendit pasonte zgjedhjet parlamentare të parakohshme të 8 qershorit në Kosovë, të cilat ende nuk kanë rezultuar me krijimin e qeverisë së re.
Koalicioni i pas zgjedhjeve të parakohshme të 8 qershorit, i deklaruar edhe si grup i përbashkët parlametar ka 47 deputetë: LDK 30, AAK 11 e Nisma 6.
Koalicioni parazgjedhor i PDK-së me katër parti të vogla ka 37 deputetë.
Lëvizja Vetëvendosje ka 16 deputetë.
Të gjitha këto subjekte parlamentare shqiptare së bashku kanë 100 deputetë të Kuvendit 120 anëtarësh, ndërsa të komuniteteve pakicë janë 20 deputetët tjerë, 10 prej tyre serbë.
Për zgjedhjen e qeverisë së re duhen së paku 61 vota të deputetëve në Kuvendin e Kosovës./m.m/
/Shqiptarja.com