PRISHTINE - Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, pas takimi të rregullt me Kryesinë e partisë së tij, ka thënë se ka ardhur koha e fundit, që i gjithë spektri politik në vend të ulet dhe të bisedojë për të gjetur një zgjidhje politike për formimin e institucioneve.
I pyetur se a preferon PDK-ja të bisedojë me Bllokun apo me ndonjë parti të veçantë, Thaçi ka thënë se PDK e ka programin e vet, Misionin e Ri dhe preferon bashkëpunim me partitë e djathta, ben te ditur KosovaPress. /ATSH/